MENU
klinika

Pamjet që bëhen virale

Tifozja shqiptare bën shqiponjën në Serbi-Zvicër

02.12.2022 - 23:52

Ndeshja Serbi-Zvicër u fali tifozëve sot emocione të forta. Ndeshja u shoqërua me surpriza dhe plot emocione, me Zvicrën që rrëmbeu fitoren kundrejt Serbisë. Me këtë fitore, Zvicra pozicionohet në vendin e dytë në grup me kuotën e 6 pikëve, duke u kualifikuar në fazën tjetër të Katar 2022 të cilët do të gjejnë Portugalinë e Cristiano Ronaldos.

Pas fitores festimet nga tifozët e Zvicrës ishin të shumta nga qytetarët zvicerianë por edhe ata shqiptarë, pasi ishte Xherdan Shaqiri ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 20-të me një goditje potente, ku ngriti në këmbë të gjithë shqiptarët që e ndiqnin në mbarë botën.

E atillë është video që po qarkullon në rrjetet sociale me një tifoze që bën shqiponjën mes tifozëve serbë. Ajo është shoqëruar nga rojet e sigurisë dhe duket se nuk ka pasur pasoja, por guxim shumë i madh në ato momente, për më tepër që Serbia po humbte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak