MENU
klinika

Sipas ekspertëve

4 mënyra të thjeshta për të rritur metabolizmin pas moshës 50 vjeç

12.01.2023 - 14:06

Shumica e njerëzve kanë dëgjuar se të kesh një metabolizëm të shpejtë është një gjë e mirë dhe se barazohet me të qenit në formë dhe të jetuarit shëndetshëm.

Më poshtë do të lexoni disa këshilla që do t’iu ndihmojnë të rrisni metabolizmin tuaj pas moshës 50-vjeçare.

1-Hani me kujdes

Duhet të jeni të vëmendshëm për shumë gjëra një ndër to është mënyra e të ushqyerit.

“Përzgjedhja e ushqimit përfshin të qenit i vetëdijshëm për sinjalet tuaja të urisë dhe ngopjes, të shijoni ushqimin dhe të shmangni shpërqendrimet ndërsa hani”, thotë Rodríguez Ruiz. “Duke praktikuar të ushqyerit e ndërgjegjshëm, ju mund të përmirësoni cilësinë tuaj të përgjithshme dietike duke zgjedhur ushqime më të shëndetshme në porcione të përshtatshme, të cilat mund të ndihmojnë në rritjen e metabolizmit, pasi trupi juaj do të jetë më i aftë të përthithë dhe përpunojë lëndët ushqyese që i nevojiten.”

2-Menaxhoni peshën tuaj.

Ruajtja e një peshe të shëndetshme është pjesë e të pasurit një metabolizëm të shëndetshëm dhe shkon paralelisht me të ngrënit me kujdes, gjë që “ju inkurajon të jeni të vetëdijshëm se kur jeni të ngopur dhe parandalon ngrënien e tepërt”, thotë Rodríguez Ruiz. ”

3-Kryeni aktivitete fizike që ju pëlqejnë.

Aktiviteti fizik sjell shumë përfitime për trupin e njeriut, ju ndihmon të flini më mirë, promovon shëndetin tuaj të përgjithshëm , zvogëlon rrezikun e sëmundjeve serioze, forcon kujtesën tuaj dhe i jep metabolizmit tuaj nxitjen që i nevojitet pas moshës 50 vjeçare.

4-Ulni nivelin tuaj të stresit.

Stresi ka një ndikim negative në metabolizmintonë.“Nivelet e larta të stresit mund të çojnë në një rënie të konsiderueshme të shkallës metabolike”, thotë Rodríguez Ruiz. “Kur përjetojmë periudha të gjata stresi, trupat tanë prodhojnë nivele më të larta të kortizolit, hormonit primar të stresit. Kjo është treguar se ngadalëson ritmin tonë metabolik dhe e bën më të vështirë për ne djegien e kalorive dhe ruajtjen e një peshe të shëndetshme.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN