MENU
klinika

Skenar i pashmangshëm

A rriten normat e interesit në 2023?

12.01.2023 - 18:54

Nga Kanadaja në Australi, nga Argjentina në Nigeri me Bankën Qendrore Europiane, Rezervat Federale Amerikane…thuajse çdo javë, një nga bankat qendrore të botës rriti normat e saj të interesit vitin e shkuar. Plot pesë herë e rriti normën bazë për lekun Banka e Shqipërisë duke e çuar atë në 2.75 për qind, në përpjekje për të luftuar inflacionin.

Po nga ky vit i ri çfarë duhet të presim në lidhje me normat e interesit? “Jemi ende larg stabilizimit të kërkesës me ofertën. Duke qenë se të vetmin element që bankat kanë është rritja e normës bazë të interesit, me inflacion tepër të lartë besoj se dhe këtë vit do të kemi vendimmarrje të ngjashme”, shprehet pedagogu i ekonomisë Edison Zaçaj.

Efektet nga rritja e interesave janë të shumta, por më kryesoret lidhen me shtrenjtimin e kredive, rritjen e borxhit të qeverisë dhe mbi të gjitha frenim të konsumit e investimeve nga qytetarët dhe sipërmarrja.

“Dhe kjo në total, po t’i marrim në përgjithësi të gjitha elementet, do të ndikojë te frenimi i rritjes ekonomike”, vijon Zaçaj.

Ndaj, në kushtet që shtrenjtimi i vijueshëm çmimeve pritet të marrë si kundërpërgjigje rritjen e normës bazë të interesit, ekspertët sugjerojnë harmonizim të politikës monetare me atë fiskale.

“Është jetik harmonizimi i dy politikave. Duhet me patjetër qeveria të ndërhyjë tek ata që preken më tepër”, thotë pedagogu.

Banka e Shqipërisë parashikon që për së paku dy vitet e ardhshme inflacioni të mbetet mbi objektivin 3 për qind, duke paralajmëruar seriozisht për të tjera rritje të normës bazë të interesit për lekun. /A2CNN

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!