MENU
klinika

'Rikthimi' i Lulzim Bashës në Kuvend e jashtë...

Alibeaj heq Tabakun nga delegacioni në Asamblenë e KiE

24.01.2023 - 17:45

Ne trekëndëndëshin drejtues të grupit të quajtur Basha-Alibeaj, ka ndodhur një krisje jo e lehtë. Nënkryetarja tjetër, Jorida Tabaku, duket se nuk është më anëtare e besuar, të drejtat e saj po humbasin, firma e Alibeajt, po ndëshkon edhe atë. Gjithçka ndodhi pas përjashtimeve të katër depuetëteve që njihes si pjesë e Rithemelimit. Jorida Tabaku u shpreh kundër përjashtimeve, e quajti të papranueshëm vendimin personal të Alibeajt.

Pavarësisht se Kryetarja e Kuvendit nuk u shqetësua fare që të gjtihë anëtarët e grupit të PD ishin kundër vendimit personal të Alibeajt, vetë vulëmbajtësi nuk ia fali Tabakut. Gjëja e parë që kishte në dorë, ishte heqja nga anëtare permanente e delegacionit Parlamentar në Asamblenë e Këshillin e Europës. Në vend të tabakur, Alibeaj emëroi as më shumë dhe as më pak, Lulzim Bashën, e rikthyer së fundi në aktivitet.

Tabaku e shqetësuar njoftoi edhe zotin Basha për këtë vendim, por sigurisht që ish-kryetari i padorëhequr zyrtarisht, ishte në anën e Alibeajt, sepse do të zinte vetë vendin në delegacion.

Gjatë pritjes së fundit në Presidencë, me rastin e dekorimit të ëilliam ëalker, ku spikati prania e grupit të Bashës. Jorida Tabaku zgjodhi të mos i përshëndeste as Kryetarin e dorëhequr pa letra, as Kryetarin në detyrë pa letra.

Pakënaqësia e Tabakut u konfirmua kështu në sy të të gjtihë grupit, ndërsa Basha është nisur me nxitim në Strasbourg, në një delegacion të drejtuar nga Blerina Gjylameti, me anëtare Klotilda Bushka dhe Etilda Gjonaj, një nivel jo i ulët për një të emëruar nga Alibeaj.

Firma e Alibeajt që po bën kërdinë në grupin e rithemelimit qëlloi e fortë edhe brenda grupit. Kryetarja e Kuvendit u kujdes që Këshilli i Europës ta bënte ndryshimin përpara mbledhjes së radhës së Asamblesë Parlamentare. Aq sa vetë këshilli i Europës është hutuar. Në faqen zyrtare, ka vënë emrin e Bashës si anëtar të Përhershëm, ndërsa në përbërjen e grupeve parlamentare ka harruar te grupi i Partive Popullore, anëtarja e vetme nga Shqipëria është ende Jorida Tabaku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dosja “5D”/ Mariglen Qato edhe Redi Molla i dhanë 11 tendera kompanisë së vet!

Si ranë në pranga 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë

Me firmën e tij ‘avulluan’ 140 milionë lekë në Fier!

Vetting/ ‘Dora e zezë’ e Ceno Klosit edhe tek Inceneratorët!