MENU
klinika

Refuzon kërkesën e Rusisë

Armëpushim për Krishtlindje? Ukraina: Propagandë e Kremlinit!

05.01.2023 - 20:42

Ukraina ka refuzuar kërkesën e Rusisë për një armëpushim me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse ruse.

Këshilltari i presidentit, Mykhailo Modolyak e konsideroi kërkesën e Rusisë si propagandë. Në një postim në Tëitter, ai shkruan se do të arrihet armëpushimi vetëm kur Rusia të tërhiqet nga territoret që ka pushtuar.

“Së pari, Ukraina nuk po sulmon një territory të huaj dhe nuk po vret civilë, siç po bën Rusia. Ukraina shkatërron vetëm ushtrinë uzurpuese në territorin e saj.

Së dytim, Rusia duhet të largohet nga territoret që ka pushtuar, vetëm atëherë do të kemi një armëpushim të përkohshëm. Ndaj, mbajeni hipokrizinë për veten tuaj. Ky është një gjest propagandistik” – shkruan këshilltari i Zelensky-t.

Më herët gjatë ditës së sotme, Presidenti Vladimir Putin urdhëroi ministrin e mbrojtjes së Rusisë që të vendosë një armëpushim 36-orësh në Ukrainë, duke filluar në orën 12:00 të së premtes, me orën lokale të Moskës.

Putin i kërkoi Ukrainës që të përgjigjet në të njëjtën mënyrë, por Kievi e refuzoi shpejt kërkesën.

Kisha Ortodokse Ruse feston ditën e Krishtlindjes më 7 janar, sipas kalendarit Julian.

Në një deklaratë të Kremlinit thuhet: “Duke marrë parasysh apelin e patriarkut Kirill, presidenti udhëzon ministrin e mbrojtjes të Federatës Ruse që të vendosë një regjim armëpushimi përgjatë gjithë frontit të luftës në Ukrainë” për periudhën 36-orëshe.