MENU
klinika

“2 fëmijë dhe shumë e dashuruar”

Armina Mevlani “parashikon” jetën e saj pas 10 vitesh

04.01.2023 - 13:36

Fëmijët janë në planet e Armina Mevlanit dhe këtë e ka zbuluar vetë moderatorja.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj, Armina është pyetur se “si e mendon veten pas 10 vitesh.”

Ajo u përgjigj duke shkruar: “Me dy fëmijë, e suksesshme me brendin tim, e dashuruar, me shumë vetëbesim, duke udhëtuar dhe duke bërë bamirësi.”


Gjatë një tjetër puntate të “Goca dhe Gra”, ku Armina është bashkëprezantuese, u diskutua mbi marrëdhënien e me fëmijët e partnerëve. Sigurisht Armina tregoi eksperiencën e saj, duke u shprehur se nuk pretendon të jetë një nënë për to.

“Unë i kam njohur që 9-vjeç.. jo absolutisht, nuk pretendoj më shumë, madje kam marëdhënie shoqërore me të, i jap këshilla, bëjmë qef. S’mund t’i bëhem mama, se mamanë e kanë, absolutisht,”– u shpreh Armina.

Më herët një ndjekës e ka pyetur moderatoren nëse është shtatzënë dhe Armina nuk ka ngurruar aspak t’i përgjigjet me sinqeritet.

“Akoma jo, së shpejti, do të doja ta përjetoja këtë eksperiencë në fakt”– shkroi Armina.

Blogeren Armina Mevlani e kemi parë prej kohësh tashmë edhe në rolin e moderatores. Ajo ka bashkëprezantuar prej dy sezonesh emisionin “Goca dhe Gra” dhe së fundmi është pyetur nëse do të jetë edhe në sezonin e radhës të programit.

“Për momentin jemi pushim, me shumë mundësi do të jem edhe këtë sezon. Le të shohim”– ka shkruar Armina në Instastory.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk kam nevojë për burrë...”

Armina Mevlani ‘kap veten’: Kam bërë lekë!

“Disa momente vetmie na bëjnë të…”

Armina Mevlani flet hapur për problemet shëndetësore