MENU
klinika

353 kilogramë kokainë brenda një dhome hoteli

Arrestohen katër shqiptarë në Itali

09.01.2023 - 21:33

Katër shqiptarë kanë përfunduar në pranga pas një operacioni nga autoritetet italiane në Bari.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarët ishin të regjistruar në një hotel, ndërkohë që në dhomë mbanin një sasi “të frikshme” lënde narkotike të tipit kokainë, saktësisht 353 kilogramë.

Ende nuk bëhet e ditur se cila ka qenë origjina e lëndës narkotike apo destinacioni i radhës, ndërkohë që detaje nga operacioni kanë mbetur sekret, megjithatë sqarohet se hoteli ku ato qëndronin nuk ishin të përfshirë.