MENU
klinika

Ceremonia

Bota i jep lamtumirën papa Benediktit XVI

05.01.2023 - 14:42

Zhvillohet sot ceremonia e varrimit të papa Benediktit XVI.

Papa Françesku do të mbajë një meshë me dhjetëra mijëra besimtarë në sheshin e Shën Pjetrit duke filluar nga ora 09:30.

86-vjeçari argjentinas do të mbajë predikimin dhe kardinali Giovanni Battista Re do të udhëheqë shërbimin në altar.

Më pas, trupi i Joseph Ratzinger, siç u emërua Papa emeritus kur lindi në shtetin gjerman të Bavarisë në 1927, do të varroset në kriptin e Bazilikës së Shën Pjetrit.

Ndër të tjera, presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier dhe kancelari Olaf Scholz do të marrin pjesë në memorial.

Pritet edhe kryeministri bavarez Markus Soder.

Përfaqësues i Kishës Katolike Gjermane do të jetë kryetari i Konferencës së Ipeshkvijve Gjerman, Georg Bätzing, si dhe kryepeshkopi i Mynihut, kardinali Reinhard Marks dhe kryepeshkopi i Këlnit, Rainer Maria Woelki.

Benedikti XVI vdiq në Vatikan natën e Vitit të Ri në moshën 95-vjeçare.

Ai ishte i shtrirë në Bazilikën e Shën Pjetrit që nga e hëna, në mënyrë që publiku të mund të bënte nderimet e fundit.