MENU
klinika

Zbardhet shuma e parave...

Çfarë fiton skuadra që merr Kupën e Botës për Klube?

31.01.2023 - 11:54

Real Madridi do të kërkojë titullin e pestë të Kupës së Botës për Klube në Marok javën e ardhshme, në një kompeticion ku do të startojë nga gjysmëfinalet.

Skuadra e Ancelottit pret rivalin që del nga çerekfinalja, që do të luhet nga Seattle Sounders dhe fituesin e ndeshjes së 1/16-tës mes Al Ahly dhe Auckland City.

Të gjitha skuadrat në garë do të fitojnë një milion dollarë, vetëm për pjesëmarrjen e tyre. Me zhvillimin e konkursit, çmimet ekonomike rriten.

Nënkampionia e turneut do të marrë 4 milionë euro, ndërsa skuadra që arrin të ngrejë trofeun në finalen e 11 shkurtit në stadiumin Prince Moulay Abdellah në Rabat do të fitojë 5 milionë dollarë të tjera.

Pra, Real Madridi, në rastin e shpalljes kampion, mund të rikthehet në kryeqytet spanjol krahas titullit edhe me një çmim ekonomik prej 6 milionë dollarësh.