MENU
klinika

(VIDEO)

Dafina Zeqiri “provokon” Era Istrefin me batutën e saj virale

16.01.2023 - 12:08

Dafina Zeqiri dhe Era Istrefi janë vetëshpallur armike të njëra-tjetrës. Era akuzon Dafinën se e kopjon, nga ana tjetër edhe Dafina thotë të njëjtën gjë.

Së fundmi Zeqiri ka qenë e ftuar në një intervistë në Kosovë, ku moderatori e ka ngacmuar në lidhje me “çështjen” e nxehtë të kopjimit.

Dafina i është përgjigjur me ironi me një frazë që Era Istrefi dikur e ka thënë në emisionin e vëllezërve Veshaj. “Diku po do me dal,”-thotë Dafi duke iu përgjigjur me fjalët e vetë Erës, pyetjes së tërthortë nëse “inspirohet” nga Istrefi siç ajo pretendon.

Më herët Era Istrefi lançoi bashkëpunimin e saj me reperin, Buta. Kënga quhet “5 AM”, dhe fansat menjëherë sapo u publikua kënga identifikuan disa rreshta të saj që i dedikohen Dafina Zeqirit.

“kudo që shkoj më ndjekin,

çka do që bëj e vjedhin,

muzikën sillet swagi”

Këto janë rreshtat që Era ia këndon Dafina Zeqirit, duke risjellë në vëmendje edhe një herë sherret e tyre për kopjim të stilit të flokëve, rrobave apo edhe aksesorëve.

Mirëpo, teksa Era krenohej se e vjedhin dhe e kopjojnë të gjithë, fansat e nxorrën zbuluar duke treguar se kënga e saj ishte e kopjuar.

Më saktë, vija melodike e “5 AM” në bashkëpunim me Butën ishte e njejta si e këngëtares turke Alizade, në këngën e saj të publikuar më parë, e cila titullohet “Beynimi Siktin”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Mozaik” tatuazhesh

Dafina realizon tatuazhin gjigant

Dafina Zeqiri flet për Dj Geek

“Jam ende e dashuruar”

Komentet me motrën e Dj Geek

Dafina Zeqiri rikthehet me Dj Geek?!