MENU
klinika

Analiza

Edhe Putin e di se ushtria e tij është në krizë…

05.01.2023 - 16:50

Vetëm të paaftët mund të grumbullojnë municion  të hapur nën një majë të madhe.

Ukrainasit nuk e goditën direkt kazermën, mjaftoi që të hidhnin në erë arsenalin tonë, i cili ishte i vendosur në një pozicion të pambrojtur”, kështu është shprehur blogeri ushtarak  rus Semyon Pegov. I shpërblyer nga Putini për informacionet dhe botimet e tij në kohë mbi luftën në Ukrainë, Pegov ka një kanal Telegram me pothuajse një milion e gjysmë ndjekës.

Moska ndjeu peshën kryesore të sulmit në natën e Vitit të Ri, por ministri i Mbrojtjes Shoigu u tërbua pasi zbuloi se çfarë ndodhi, pak a shumë në të njëjtën kohë, në Chulanivka, në rajonin Kherson, ku trupat e Kievit goditën ushtarët rus dhe pajisjet e armatimeve të ushtrisë ruse. Nga kjo përleshje të paktën 500 persona mbetën të vrarë. Teksa Kremlini po lëpin plagët, orët e fundit shfaqet figura e Nikolai Patrushev, sekretarit të Këshillit të Sigurimit, por mbi të gjitha mik i Putinit që në kohën e KGB-së.

Si mbështetës i Operacionit Special që në fillim, ai dyshohet se i kërkoi Carit të Moskës të likuidonte Shoigun, i cili është një nga tre personat që ka në dorë butonin e bombës atomike. dhe ta zëvendësonte me gjeneralin Mikhail Mizintsev, ai që fitoi titullin “Kasapi i Mariupolit” për masakrën e kryer në qytetin port. Ndërkohë Zelensky ka marrë një konfirmim nga BE për një samit në Kiev me datën 3 shkurt. Në samit do të marrin pjesë Presidenti i Këshillit Evropian Charles Micheldhe Presidentja e Komisionit UrsulavonderLeyen si dhe udhëheqësit  të 27 vendeve.

Dita e 313- të e luftimeve midis Rusisë dhe Ukrainës ishte e përgjakshme .

Handout file photo dated Januart 8, 2019 of U.S. Soldiers assigned to the 65th Field Artillery Brigade, and soldiers from the Kuwait Land Forces fire their High Mobility Artillery Rocket Systems (U.S.) and BM-30 Smerch rocket systems (Kuwait) during a joint live-fire exercise. Joe Biden has announced the US will send advanced missile systems to Ukraine. The new weapon is the Himars multiple launch rocket system, or MLRS: a mobile unit that can simultaneously launch multiple precision-guided missiles. Both Ukraine and Russia already operate MLRS, but Himars has superior range and precision. U.S. Army photo by Sgt. James Lefty Larimer via ABACAPRESS.COM (- – 2022-06-01, ABACA / ipa-agency.net) p.s. la foto e’ utilizzabile nel rispetto del contesto in cui e’ stata scattata, e senza intento diffamatorio del decoro delle persone rappresentate

Forcat e mbrojtjes ukrainase  po përparojnë gradualisht në drejtim të Svatove-Kreminës. Ndërsa forcat ruse kanë hedhur një hap mbrapa pranë Stelmakhivka dhe Makiivka. Ukrainasit kontrollojnë autostradën R-66, një nyje strategjike për kalimin e armëve. Forcat e Armatosura goditën gjithashtu njësitë ruse në Pologji, në rajonin e Zaporizhzhia. “Shpërthimet zgjatën më shumë se dy orë, numri i kufomave të rusëve ishte i tillë që nuk u morën”, thuhet në raportin e komandantëve. Në Tokmak, në rajonin Zaporozhzhia, ushtarët e Kievit bombarduan një spital gjatë natës. Një tjetër batalion shkatërroi një depo municionesh ruse në rajonin e pushtuar  të Svatovos.

Në përgjigje, pushtuesit hodhën 83 granata në territorin rajonal Kherson. Vetëm qyteti i Khersonit u godit plot 32 herë nëkohë të ndryshme. Gjithashtu në Donetsk, në Bakhmut, pushtuesit nuk janë në gjendje të thyejnë linjat e Ukrainës. Për Moskën, të shkosh përtej Bakhmutit do të nënkuptonte hyrjen në zemër të Ukrainës.

Ndërkohë, një dhomë e re torturash është zbuluar në Oleksandrivka.

Në një përpjekje për të arritur paqen e shumë kërkuar në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe në frontin e bisedimeve të paqes, nga Turqia mësojmë se presidenti Erdogan ka folur në telefon si me presidentin rus Putin, ashtu edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyn. Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i tij, Ibrahim Kalin. Sipas tij, fokusi i bisedimeve do të jetë lufta në Ukrainë. Ndërkohë, gjithashtu dhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov konfirmoi se presidenti rus do të ketë një bisedë telefonike me Erdogan me telefon.

Kujtojmë se ndërsa Turqia prej disa muajsh po përpiqet që të ulë palët në dialog. Kjo iniciative e Erdogan lidhet edhe me faktin se Turqia ka marrëdhënie të mira si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën. Madje në një deklaratë të mëparshme, Erdogan ka thënë se i vjen keq që Rusia dhe Ukraina, të cilat i sheh si vende mike dhe me marrëdhënie të ngushta politike e sociale, po përballen ushtarakisht me njëra tjetrën.Sakaq mbështetja e radhës financiare dhe ushtarake për Ukrainën do të vendoset në një Samitin i cili mund të mbahet në Kiev në datën 3 shkurt.

Ndërkohë, Zelnsky zhvilloi një telefonatë me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula vonder Leyen, me të cilën diskutoi për furnizimin me armë  të ashtuquajtura të përshtatshme për Ukrainën.