MENU
klinika

Analiza

Gjeopolitika po shkatërron botën që krijoi ‘Davosi’…

24.01.2023 - 08:30

“Mali Magjik”, romani klasik i Tomas Man, ku ngjarjet zhvillohet pikërisht në resortin malor të Davosit, në sfondin e një sëmundjeje vdekjeprurëse dhe një lufte botërore të afërt, u botua thuajse një shekull më parë. Por, ndërsa delegatët e Forumit Ekonomik Botëror mblidhen sërish në Davos këtë vit, bota e Man nuk ndihet rehat me botën tonë.

Frika që e përndjek Forumin Ekonomik Botëror është se një periudhë e gjatë paqeje, prosperiteti dhe integrimi ekonomik global mund të përfundojë, ashtu siç ndodhi në vitin 1914. Slogani i Davosit këtë vit është “Bashkëpunimi në një botë të fragmentuar”.

Ky fragmentim filloi me pandeminë e Covid-19, pra me bllokimet e tij, kufijtë e mbyllur dhe zinxhirët e ndërprerë të furnizimit. Prandaj forumi i këtij viti – i pari që mbahet fizikisht në Davos dhe në mesin e dimrit që nga fillimi i pandemisë – mund të shihet si sinjalizim i një rikthimi në normalitet.

Megjithatë, braktisja e papritur nga Kina e politikës së saj “Zero Covid”, ka rritur frikën se mund të shfaqet një valë e re variantesh. Dhe ndonëse do të shmanget një fazë e re e pandemisë, Covid ka lënë gjurmë të mëdha tek mënyra se si qeveritë dhe bizneset mendojnë për globalizimin.

Ka rënë supozimi se mallrat dhe njerëzit mund të transportohen gjithmonë lehtësisht nëpër botë. Bizneset kanë kaluar nga strategjitë e zinxhirit të furnizimit “tamam në kohë” në “për çdo rast”. Janë tërësisht të mundshme emergjenca të mëtejshme shëndetësore globale.

Is globalisation dead? At Davos, that's the big question | Business and Economy | Al Jazeera

Skenarët e tjerë të mundshëm – që dikur konsideroheshin si skenarë të largët – po monitorohen me kujdes. Ngjarjet ekstreme të motit po bëhen më të shpeshta, gjë që po ngre pikëpyetje serioze në lidhje me sigurinë ushqimore dhe udhëtimin. Sulmet kibernetike, nga shtete apo kriminelë individualë, po e kërcënojnë infrastrukturën mbi të cilën mbështetet ekonomia moderne.

Të nxitura shpesh nga qeveritë, bizneset duhet që të ndryshojnë mënyrat e tyre të operimit. Tashmë nuk rekomandohet që të mbështetemi tek zinxhirët e furnizimit kompleks, të cilët janë të cënueshëm ndaj sëmundjeve, luftës ose emergjencave të tjera.

Kompani të tilla si Apple – e cila mburrej me produktet “e dizajnuara në Kaliforni, por të montuara në Kinë” – duhet të diversifikojnë prodhimin e tyre. Aktualisht Apple po prodhon gjithnjë e më shumë edhe në Indi dhe Vietnam.

Përpjekjet e disa kompanive perëndimore për ta reduktuar varësinë e tyre nga Kina u nxitën nga pandemia. Por që nga ajo kohë ato janë përshpejtuar për shkak të një ndërgjegjësimi të rritur ndaj rrezikut gjeopolitik, siç njihet ndryshe lufta. Pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar tregoi se e paimagjinueshmja mund të bëhet realitet.

Lufta më e madhe e Evropës që nga viti 1945 po zhvillohet më pak se 1600 km nga hotelet luksoze të Davosit. Me konfliktin ende të ndezur në Ukrainë, rreziku i përshkallëzimit mbetet shumë i lartë.

Lufta bërthamore është zhvillimi i mundshëm më i frikshëm, një skenar që e ka shqetësuar Shtëpinë e Bardhë që nga nisja e luftimeve në shkallë të gjerë në fundin e shkurtit të

vitit të kaluar. Edhe nëse shmanget përdorimi i armëve bërthamore, rreziku i zgjerimit të konfliktit mbetet, sepse NATO po dërgon në Ukrainë armatime të avancuara, ndërsa Irani po e furnizon Rusinë me dronë ushtarakë.

Konflikti ka treguar se si lufta mund të shkëpusë lidhjet ekonomike, mbi të cilat u ndërtua dikur globalizimi. BE-ja po redukton drastikisht importet e energjisë nga Rusia, duke nxitur rritjen e inflacionit në Evropë, dhe duke kërcënuar t’i bëjë jo konkurruese disa industri.

Po ashtu, Rusia dhe Ukraina janë furnizuese të rëndësishme të grurit në tregjet botërore. Lufta e tyre I ka rritur çmimet e ushqimeve dhe kërcënon të shtyjë drejt urisë miliona njerëz. Politikanët dhe industrialistët po analizojnë se cili mund të jetë kërcënimi tjetër i madh gjeopolitik.

Shumica është fokusuar tek Tajvani, që prodhon 90 për qind të gjysmëpërçuesve më të avancuar në botë. Një pushtim kinez i Tajvanit mund të ndërpresë punën e TSMC, prodhuesit më të rëndësishëm të gjysmëpërçuesve, gjë që do të kishte pasojat shkatërruese për ekonominë botërore.

Edhe tensionet gjeopolitike që nuk premtojnë të degradojnë në një luftë të armatosur, e kanë ndërprerë tregtinë ndërkombëtare. Qëndrimi gjithnjë e më i kujdesshëm i SHBA-së ndaj Kinës, ka bërë që administrata Bajden të kufizojë ndjeshëm eksportet e teknologjisë së ndjeshme atje.

Kjo gjë po prek jo vetëm kompanitë amerikane, por edhe gjigantët e huaj të teknologjisë, sidomos kompaninë “Samsung” në Korenë e Jugut, që përdor teknologjinë amerikane. Udhëheqësit politikë, sidomos ata në Perëndim, duhet të shqetësohen edhe për presionin e brendshëm nga populistët.

Davos 2020: What is the World Economic Forum and is it elitist? - BBC News

Shumë prej tyre e kanë shndërruar Forumin e Davosit në një simbol të pabarazisë dhe kapitalizmit ndërkombëtar pa rrënjë kombëtare. Vitet e fundit, Davos ka nxitur zemërimin e kundërshtarëve të vaksinave, skeptikëve ndaj ndryshimeve klimatike, të fetarëve të zellshëm dhe nacionalistëve të linjës së ashpër.

Forumi është subjekt i një sërë teorish konspirative. Ai akuzohet se e ka përdorur pandeminë për të vendosur nën kontroll ekonominë botërore. Duke lënë mënjanë teori të tilla, ka fituar ideja se Davosi është paksa toksik. Presidenti Xho Bajden, i vendosur për ta paraqitur veten sikur është duke luftuar për amerikanët e zakonshëm që punojnë, nuk ka gjasa të rrezikojë të shkojë në Davos – ndryshe nga Donald Trump, të cilit i pëlqente të takohej me liderët e biznesit.

Edhe udhëheqësit centristë dhe konservatorë në Evropë mund të tregohen shumë të kujdesshëm për atë që mund të ndodhë në të ardhmen. Presidenti francez Emanuel Makron, një mbrojtës i globalizimit, që ka folur në Davos edhe në të kaluarën, ka nisur një reformë të sistemit të pensioneve në vend.

Ndaj ai mund të mendojë se nuk është koha e duhur për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Davosit. Si kryeministër i ri Britanisë së Madhe dhe me përvojë financiare, Rishi Sunak, pritet të shfrytëzojë rastin për të tërhequr vëmendjen e krerëve të kompanive më të madha të botës.

Por Britania e Madhe përballet me një valë grevash. Ndaj edhe ai mund të vendosë ta shmangë këtë vit pjesëmarrjen në këtë aktivitet. Ndërkohë, liderët botërorë që do të jenë të pranishëm, do të bëjnë mirë të marrin teleferikun deri në hotelin “Schatzalp”, që shërbeu si modeli i Man për sanatoriumin në romanin “Mali Magjik”. Pamja që ofron ky hotel është më e mira në Davos, dhe mund të ofrojë një shans për një reflektim të qetë se si të parandaloni luftën dhe fatkeqësitë natyrore që mund të përfshijnë edhe një herë ekonominë globale.