MENU
klinika

Si e morë vesh krimin e rëndë

I moshuari vrau më sëpatë gruan dhe vëllain e tij, flasin të afërmit

28.01.2023 - 11:08

Një krim i rëndë tronditi sot Gramshin, ku burri i moshuar vrau me sëpatë gruan dhe vëllain e tij. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në fshatin Tervol ku sipas policisë, 80-vjeçari Xhevit Sinani fillimisht vrau bashkëshorten e tij, Zeqine Sinani e cila ndodhej në banesë. Më pas, autori ka dalë dhe 1 kilometër larg nga banesa, vrau dhe vëllain e tij, Shaqirin.

Familjarë dhe të afërm tregojnë për mediat se lajmin e kanë marrë vesh nga njëri-tjetri përmes telefonit, ndërsa nuk dinë të japin asnjë arsye për shkakun e krimit.

Si e morët vesh lajmin?

Na lajmëruan fshatarët e tjera nëpërmjet telefonit

Kishte probleme mendore?

Nuk e dimë

Kanë fëmijë?

Po kanë, këtu dhe në Greqi

Ata banojnë vetëm këtu?

Ai banonte me bashkëshorten, kurse vëllai vetë

A ka ndonjë motiv për ngjarjen?

Nuk e dimë të vërtetën. Nuk kemi marrë vesh gjë. Nuk ka parë njeri. Sa dini ju di edhe unë.

Po policia ishte?

Po ishte policia, bëri veprimet.

Po ju jeni i afërm?

Burrë halle e kam

Si e morët vesh ngjarjen?

Me telefon na i thanë, nuk dimë cfarë të themi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Graun e vray në banesë, ndërsa vëllain...

Si ndodhi krimi i dyfishtë në Gramsh?