Të ofrosh produktet më të mira, të jesh pranë klientëve kur ata kanë nevojë, të respektosh çdo kontratë konform ligjit, pagesat e drejtpërdrejta të dëmeve, ofertat e herëpashershme dhe mundësia që çdokush të sigurojë pronën, shëndetin apo automjetin pavarësisht të ardhurave që ka bëjnë që edhe 24 vjet pas themelimit SIGAL UNIQA Group Austria të mbetet kompania e sigurimeve më e dashur e shqiptarëve.
Ky sukses i kompanisë del në pah edhe nga raporti i Autoritetit të Mbikqyrjes Finaciare mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri gjatë vitit 2022.
Sipas AMF, SIGAL UNIQA mbetet zgjedhja e parë e qytetarëve për të siguruar Jetën, Shëndetin, Pronën apo Automjetin.
Nga 8 kompani që operojnë në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës në Shqipëri, SIGAL UNIQA mbetet në krye me 27% të totalit të tregut, shifër konstante që prej themelimit të saj në shkurt 1999.
Edhe në pagimin e dëmeve në sigurimet e Jo-Jetës, SIGAL UNIQA mbetet në krye.
SIGAL UNIQA ze mbi 25% të totalit ose në shifra konkrete 1,572,535,000 Lekë nga 6,247,607 milionë që kanë paguar 8 kompanitë në total.
TREGU I SIGURIMEVE MOTORIKE
DËMET NË SIGURIMET MOTORIKE
TREGU I SIGURIMEVE TË PRONËS
TREGU I SIGURIMIT PRIVAT TË SHËNDETIT
DËMET SIGURIMI PRIVAT I SHËNDETIT
TREGU I SIGURIMIT “SHËNDET NË UDHËTIM”
TREGU I SIGURIMIT “SHËNDET DHE AKSIDENTE”
DËMET SIGURIMI “SHËNDET DHE AKSIDENTE”
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 37.84% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 62.16% të totalit të tregut.
Sa i përket tregut të sigurimeve të Jo-Jetës, ku operojnë 8 kompani, SIGAL UNIQA Group Austria rezulton kompania lidere si në sigurimet e detyrueshme ashtu edhe në ato vullnetare.
Sipas AMF, në sigurimet e detyrueshme SIGAL UNIQA renditet e para me mbi 21% të tregut, ndërsa tek ato vullnetare me 39% të tregut dhe me 11% avantazh me kompaninë që rënditet e dyta.
SIGURIMET E DETYRUESHME
SIGURIMET VULLNETARE
Edhe në Sigurimet E JETËS, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria vijon të jetë në krye të tregut ku operojnë 4 kompani, duke zotëruar 45.74% të totalit.
Edhe në pagimin e dëmeve, SIGAL LIFE mbetet në krye duke dëmshpërblyer klientët e saj më shumë se çdo kompani tjetër.
Edhe në produktin “Sigurimi i Jetës së Debitorit”, klasa më e madhe e sigurimeve të JETËS, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria vijon të jetë kompania që besohet më shumë por edhe që paguan më shumë.
TREGU SIGURIMI “JETA E DEBITORIT”
DËMET SIGURIMI “JETA E DEBITORIT”
Produkti i “Jetës së Debitorit” është i lidhur pothuajse tërësisht me ecurinë e kredisë bankare. Bankat kërkojnë sigurim jete për kontratat e kredisë bankare afatgjata dhe në shuma të mëdha.
Zakonisht, këto kontrata sigurimi kërkohen në kreditë me qëllim blerjen e pasurive të paluajtshme. Megjithatë, ka banka të veçanta që mund të kërkojnë sigurim jete edhe për kreditë konsumatore, për shuma apo maturitete të caktuara.
Sigurimi i jetës rinovohet çdo vit, për të gjithë kohëzgjatjen e kredisë.
AFTËSIA PAGUESE E SIGAL UNIQA Group Austria (Jo-Jetë, Jetë)
JO-JETA / SIGAL UNIQA Group Austria zotëron 148% aftësi paguese
(Është treguesi kryesor financiar për shoqëritë e sigurimit, e cila tregon se shoqëria është e aftë të mbulojë të gjitha përgjegjësitë që kanë marrë përsipër, nga lëshimi i policave të sigurimit, me asetet financiare që ka kjo shoqëri)
SIGAL UNIQA Group Austria mbulon provigjionet e dëmeve me 128%
(Provigjionet për dëmet janë shumat e të gjitha dëmeve që kanë lindur gjatë periudhës financiare aktuale dhe asaj të mëparshme të cilat nuk janë paguar në përfundim të vitit fiskal. Provigjioni përfshin edhe dëmet e ndodhura, por të paraportuara)
JETA / SIGAL LIFE UNIQA Group Austria zotëron 156% aftësi paguese
SIGAL LIFE UNIQA Group Austria mbulon provigjionet e dëmeve me 131%
Të gjitha këto shifra, të publikuara nga AMF, tregojnë edhe një herë besimin që qytetarët kanë te SIGAL UNIQA Group Austria si një kompani me standarte tërërisht europiane dhe që vazhdimisht tregon se bën diferencën në treg edhe falë produkteve novatore që lançon çdo vit.
Përmes “UNIQA Insurance Group”, SIGAL solli për herë të parë në Shqipëri Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ofron produkte dhe shërbime inovatore për vendin dhe jo vetëm siç janë “TeleShëndet”, “Jetë Plus”, “SIGAL UNIQA AutoSOS” apo “Sigurimi nga Kanceri”.
24 VJET HISTORI SUKSESI
E themeluar që në shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” që prej 2007-ës, SIGAL UNIQA Group Austria ka ditur të jetë gjithmonë pranë klientëve përmes produkteve të sigurimit novatore dhe unike për tregun shqiptar dhe rajonal duke ofruar për mbi 1 milion klientët e saj siguri, mbrojtje dhe komoditet maksimal.
Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, mbi 2000 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë me profesionalizëm në mbi 1200 zyra në 3 shtete, me standarte tërësisht europiane.
Mbi 121 milionë euro asete dhe më shumë se 400 milionë euro dëme të paguara në afro 24 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të kësaj kompanie përballë klientëve.
Për këtë arsye, shqiptarët dhe jo vetëm, vazhdojnë ti besojnë këtij emri jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.
SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku
Web: www.sigal.com.al
E-mail: [email protected]
WhatsApp: 068 606 2829