MENU
klinika

Pas abortit

Këngëtarja e njohur Jessie J së shpejti nënë për herë të parë!

07.01.2023 - 11:46

Këngëtarja e njohur Jessie J ka zbuluar se është shtatzënë, 13 muaj pasi pësoi një abort spontan. 34-vjeçarja shfaqi barkun e saj të rrumbullakosur në një video të ëmbël të publikuar në Instagram e cila dokumentonte fazat e ndryshme të shtatzënisë së saj. Ylli i muzikës shkroi në dixhiturën e videos këto fjalë:

Jam shumë e lumtur dhe e tmerruar që më në fund e ndaj këtë… Ju lutem jini të mirë me mua!

 

Videoja dokumentoi këngëtaren në faza të ndryshme të shtatzënisë. Fansat e Jessie dhe miqtë e showbizit menjëherë komentuan te postimi i saj duke dërguar urimet e tyre. Lajmi emocionues i Jessie vjen pasi ajo zbuloi në nëntor 2021 se kishte pësuar një abort shkatërrues pasi kishte mbetur shtatzënë me fëmijën e saj të parë. Jessie u tha ndjekësve se kishte ‘vendosur të lindte një fëmijë vetë’, pasi zbuloi në tetor se ishte ndarë nga i dashuri i saj prej 7 muajsh Max Pham.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk kaloj një ditë pa dhimbje”

Me lot në sy Jessie J flet për sëmundjen e saj

Disa muaj pas ndarjes me Channing Tatum

Jessie J bën publike lidhjen e re