MENU
klinika

Kamionët e dëmtuar po mbajnë bllokuar rrugën

KFOR largon sot të gjitha mjetet e rënda

05.01.2023 - 11:28

KFOR-it do të largojë sot kamionët e dëmtuar, të cilët kanë qenë të vendosur në vendin e quajtur “Përroi i Zhazhës”, njofton policia.

Për shkaqe pune dhe sigurie, siç është bërë e ditur nga PK, nga mëngjesi një korsi e rrugës do të mbyllet për qarkullim, përderisa në mesditë, përreth dy orë do të mbyllet komplet rruga për qarkullim në drejtimin Mitrovicë – Jarinje, deri sa të largohen mjetet e rënda, për t’u mundësuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve.

“Përgjatë kësaj kohe njësitet policore do të asistojnë KFOR-in, si dhe do të ri-orientojnë trafikun”, është bërë e ditur në njoftimin e Policisë.

Misioni i KFOR-it në Kosovë, para dy ditësh ka kryer disa operacione inxhinerike në veri të vendit, duke i larguar nga rruga automjetet e bllokuara që kanë mbetur në atë pjesë.

Ndryshe, të enjten e 29 dhjetorit në veri të vendit serbët kanë larguar barrikadat e vendosura nga bandat kriminale në veri të vendit, por aty kanë mbetur disa kamionë të djegur nga vetë ata.

Ndërsa, vendosja e tyre është bërë për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës, Dejan Pantiç, i cili ditë më parë është dërguar në arrest shtëpiak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Sekretarit të NATO-s i garantova se..."

Albin Kurti: Nuk kam informacion për ndërhyrjen e KFOR-it

Kontrata për blerjen e armëve

Armatoset në heshtje Malit i Zi

"Frenojeni Albin Kurtin"

Brnabiç kërkon reagim nga NATO