MENU
klinika

“30 vjet marrëdhënie diplomatike”

Kryeministri Rama: Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Ukrainë

12.01.2023 - 21:06

Në 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës, vendi ynë do të hapë ambasadën në Kiev. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“30 vjet marrëdhënie diplomatike! Në këtë vit jubilar Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Kiev, Ukrainë”, shkruan Rama.

Në lidhje me hapjen e ambasadës shqiptare në Ukrainë ka reaguar sot dhe Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila tha se dy vendet tona ndodhen në krahun e duhur të historisë.

“Shqipëria dhe Ukraina i përkasin familjes së kombeve të lira dhe demokratike dhe të dyja kanë një të ardhme në familjen Euro-Atlantike.

Me rastin e këtij 30-vjetori, jam e lumtur të njoftoj se Shqipëria do të rrisë nivelin e saj të përfaqësimit në Kiev duke hapur ambasadën e saj në Ukrainë.

Pres me kënaqësi vijimin e bashkëpunimit me mikun dhe kolegun tim Dmytro Kuleba për të avancuar dhe forcuar bashkëpunimin tonë edhe më tej në të ardhmen”, shkruan Xhacka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama mbledh online Konferencën Vjetore të Sigurisë së OSBE

“Koha për armëpushim global, kjo është thirrja ime urgjente”