MENU
klinika

“21 janari”

Lleshaj në Kontrast: SPAK të mos hetojë ‘ushtarin’ por atë që dha urdhrin!

30.01.2023 - 22:56

Një javë surprizash është parashikuar nga analisti Lorenc Vangjeli në studion e Kontrast, i cili u shpreh se do të ketë zhvillime mjaft interesante nga çështja e Gërdecit por edhe një teatër në interpelancën e së enjtjes që pritet për çështjen McGonigal.

“Kjo javë ndoshta mbyllet hetimi për Gërdecin, s’mund të them se do kemi arrestime por hetimi ka përfunduar. Në mes javë do kemi surpriza.”- tha Vangjeli në Report Tv.
Teksa ka pasur një axhendë të ngjeshur në skenën politike, si hetimet për 21 janarin, hetimet nga SPAK për Gërdecin por edhe çështja McGonigal, u cekën disi dhe u argumentuan në Kontrast në Report Tv me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli ku i ftuar mbrëmjen e sotme ishte ish ministri Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Për ish ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj iniciativa e PS-së sa i takon 21 janarit është e padobishme. Lleshaj argumentoi se SPAK duhet të ketë një logjikë paksa më të pastër sa i takon kësaj çështjeje, pasi nuk duhet menduar kush “shkeli këmbëzën” por kush dha urdhërin, e logjika sipas tij është mjaft e thjeshtë, urdhri u dha nga lart.
“Më duket e padobishme, për arsye se kallëzime të tilla dëmtojnë thelbin e çështjes. Thelbi nuk është se cili është ushtari që shkeli këmbëzën, kjo është irrelevante. Ky koncepti brenda dhe jashtë vijës së kuqe, që janë tërësisht sovjetike, bolshevike, duhet të sqarohet 21 janari. Sepse nëse e denocojmë këtë, legjitimojmë këtë tjetrën.
(…) Ata kanë vepruar me urdhër, është shumë e thjeshtë.”- tha Lleshaj.
Pyetje: Pse se kupton SPAK-u këtë?
Lleshaj: Nuk ka nevojë të kesh audiopërgjim, fakti është që është hapur zjarr me urdhër të atyre jashtë. Ky është një model elementar arsyetimi.
Me të njëjtën logjikë e argumentoi edhe analisti Vangjeli çështjen e 21 janarit, pra të mos trajtohet si çështje krim individual.
“Beteja më e vështirë është ajo ndaj traditës. Duhet të fillojë nga lartë poshtë.”- tha Vangjeli.
Ish ministri i Brendshëm gjithashtu u shpreh se 21 janari është një episod që duhet parë në këtë këndvështrim, pasi edhe ai që ka tërhequr këmbëzën e armës, nuk ka pasur qëllim në vetëvete të qëllojë një protestues. Lleshaj gjithashtu u shpreh se koncepti i “vijës së kuqe se të qëllova”, është mentalitet bolshevik.
“A keni dëgjuar ndonjëherë hetim për të plagosurit në 21 janar? Jo. Pra kjo është qasje e gabuar të merremi me krim individual. S’besoj se ushtarët e gardës kanë qëlluar me qëllim ndaj protuestve, por është menaxhuar në mënryë skandaloze.”- tha Leshaj.
Sa i takon një ndër çështjeve më të nxehta të politikës, ajo e hetimit të agjentit të SHBA-ve, McGonigal, ish ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, nuk ka qenë fort mbështetës sa i takon çështjes që do diskutohet të enjtes mes opozitës dhe mazhorancës, por edhe me një gjysmën e një “opozite të padëshiruar” që pritet të mbajë vesh në seancën plenare (Berisha dhe deputetët e përjashtuar).
Sipas Lleshaj, qasja e Shqipërisë ndaj SHBA-ve është paradoksale, por jo nga fakti se politika është e prirur të ketë gjithnjë një lloj “përuljeje” ndaj kambanave të Uashingtonit, por pasi ndihen inferiorë, pavarësisht kaheve ideologjike.
“E vetmja gjë që shoh në këtë rast është se kryeministri ka denoncuar një krim që e ka ditur. Ka përdorur kanalet në dispozicion për ta denoncuar. Kjo puna jonë me partneritetin me SHBA është një super parodi. Kjo puna e lobistëve, është trend në Shqipëri dhe shfaq skepticizëm në SHBA. S’jam optimist se do ketë reagim, sepse partitë shqiptare kanë shfaqur një nivel inferioritet të madh, s’ka nevojë të jesh inferior ndaj Amerikës. Po të shohin që bën foto me ndonjë zyrtar amerikan ekziston mendësia “qenka burrë i mirë”, ndërkohë që ata mund të jenë të mirë, të këqinj por edhe me mëkatar se ne, kjo është një narkozë e shoqërisë sonë.”- tha Lleshaj në Report Tv.
Ndërsa për analistin Lorenc Vangjeli, seanca plenare që pritet të zhvillohet ditën e enjte, është një lajm i mirë, pasi sipas tij transparencën e kanë frikë vetëm ata që bëjnë mëkate.
“Ne duhet të presim se çfarë thonë atje, sepse hamendjet e prodhuara nga Tirana me shumicë të nxjerrim në shtigje shumë larg të së vërtetës. Ka një lajm të mirë në këtë histori, një shans i tillë, me shumë gjasë do demonstrohet të enjten. Nga transparenca kanë frikë ata që kanë mëkate.”- tha Vangjeli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘Ja si Meta rrezikonte të arrestohej të shtunën në Turqi’

Ngjela: Të korruptuarrit në Shqipëri i kanë kthyer sytë nga Moska

“La një pirg me kufoma në Bulevard”

Hoxha-Berishës: Ja ku e ke provën me figurë dhe krisma