MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më del lëng i zi nga gjiri…

27.01.2023 - 11:06

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje, jam një nënë 34 vjeçe. Lexoj shpesh artikuj tuaj në “facebook” dhe mendova tju shqetësoj me një problem timin. Në dhjetor 2010 kam lindur një djalë dhe e kam ushyer me gji. Me gjirin e majtë djali ka pirë deri në moshën 9-muajshe, pra në shtator 2011 e ka lënë. Kurse me të djathtin turp ta them, por ka pirë në formë relaksi jo si ushqim deri në 3 vjeç e gjysmë, pra e ka lënë në gusht 2014. Shqetësimi im është se sot pas kaq shumë kohësh kur kam shtrydhur kokrrat e të dy gjinjve se kisha pak kruarje, me del nga të dy gjinjtë një lëng i errët, pothuajse i zi por pa aromë. Dua të theksoj se kur djali ka lënë gjirin, nuk kam pasur asnjë problem fare. Dhe gjatë kohës nuk kam pasur as kruarje as dhimbje asgjë. Më falni që u zgjata kaq shumë. Por a mund të më thoni pse ndodh kjo? Shpresoj të kem të paktën një përgjigje të shkurtër. Shumë faleminderit!

Mjeku: Nëse do të dilte qumësht prej gjirit do të thonim që kemi të bëjmë me një çrregullim hormonal. Por meqë zonja thotë që bëhet fjalë për lëng të zi të errët, kjo tregon gjakosje. Në këtë rast duhen parë dy gjëra: Së pari prania e një infeksioni. Nëse përjashtohet infeksioni, atëherë gruaja duhet të bëjë disa ekzaminime të specializuara si mamografia dhe eko-ja e gjirit. Këto kontrolle janë të detyrueshme dhe duhet t’i bëjë sa më shpejt për të eliminuar dyshimet për probleme të mëdha.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.