MENU
klinika

NASA del me njoftimin e ‘çuditshëm’

“Njeriu rikthehet në hënë pas 50 vitesh, me një bazë të përhershme”

16.01.2023 - 11:45

Një moment i ri historik për njerëzimin dhe eksplorimin e hapësirës, ka njoftuar NASA, përmes projektit “Artemis 3”, përmes të cilit njeriu do të kthehet në Hënë pas 50 vitesh dhe do të krijojë një bazë të përhershme në Polin e Jugut hënor, duke e kthyer më tej vështrimin e tij drejt planetit Mars.

Kthimi i njeriut në Hënë është planifikuar për vitin 2025 dhe misioni do të përfshijë gruan e parë që do të udhëtojë në hapësirë. Pas dy misioneve testuese “Artemis”, është Artemis III që do të shënojë kthimin e parë të njerëzimit në sipërfaqen hënore. NASA do të bëjë histori duke dërguar njerëzit e parë për të eksploruar rajonin pranë Polit të Jugut hënor.

Anija kozmike Orion e NASA-s do të jetë ajo që do të transportojë ekuipazhin nga dhe drejt Tokës si dhe nga e drejt orbitës hënore. Katër astronautë do të nisen nga Launch Pad 39B në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida në bordin e Sistemit të Nisjes Hapësinore (SLS). Ekuipazhi do të zgjidhet duke përdorur kritere që mbulojnë aftësi unike dhe trajnim intensive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Këto janë ndryshime dramatike”

NASA zbulon detaje të papritura për Diellin