MENU
klinika

Së bashku me vajzën e Ilir Shaqirit?

Pas librit, Ermal Mamaqi vjen me një projekt të ri

18.01.2023 - 11:33

Pas prezantimit me shumë zhurmë të librit të tij “Në Garë me Vten”, Ermal Mamaqi ka lajmëruar së fundmi se ka nisur punën për xhirimin e projektit të tij më të ri, një film dramatik.

“Miq, ju prezantoj me projektin më të ri: “Të Munguarit”, një film dramatik që nisi xhirimet sot për të ardhur në Kinema në të gjithë Europën në tetor.” – shkruan ai në një postim me foto nga skenat e xhirimeve.


Nisur nga fotot, duket se pjesëmarrëse do të jetë vajza e Ilir Shaqirit, Emily.

Më herët Ermali ka dhënë më shumë detaje rreth librit të tij më të ri i cili quhet “Në garë me veten”.

Ermali në fillim zbuloi se si e ka shkruar librin e tij.

“Është një libër i shkruar me një gjuhë shumë të thjeshtë. Unë shkëputem, kemi një shtëpi në plazh dhe rri vetëm. Në ditët me shi sidomos, shpërthen edhe ideja. Është një libër ku ti duhet të kuptosh çështjet, më saktë aty ka një vend bosh ku ti mund të shkruash, të plotësosh pyetjet dhe t’i japësh përgjigje”

Si ka nisur gjithçka, ndryshimi i mënyrës së të menduarit mbi të gjitha?

“Për ata që nuk e dinë dhe që ndoshta po kalojnë një periudhë të vështirë tani, një ndarje, një humbje, ndoshta mendojnë që brenda tyre ka diçka që po i flet dhe po i thotë ‘Hey, ti mund të ishe më mirë se kaq, mund të bëje më shumë dhe të kishe më shumë se kaq’. Unë besoj që Zoti, Universi apo energjia e pafundme, kjo gjëja e mrekullueshme që ka krijuar planetin tonë dhe gjithësinë ka një mënyrë shumë ‘funny’ për të të dhënë dhuratat, ai i paketon me anë të një problemi. Ky problem që po kalon tani që mbart dhuratën tënde më të madhe. Sa më i madh problemi aq më i madh dhurata por që të marrësh dhuratën duhet të hapësh problemin. Në një nga këto ditët kur unë po kaloja një problem shumë të madh, ishte një nga këto ditët kur ti zgjohesh dhe nuk do të çohesh nga krevati dhe nuk e di pse. Kur ti fillon edhe e bën këtë çdo ditë nuk quhet më problem luksi por depresion. Unë nuk shkova deri në atë pikë por e ndjeva që isha shumë afër dhe në këtë moment që ti nuk do asgjë të ndodhi më me ty dikush më tregoi për një seminar motivimi. Unë kam shkuar atje dhe pas atij kam ndjekur edhe një tjetër pastaj ‘hëngra’ çdo lloj libri për zhvillimin personal, për këto seminaret dhe trajnimet e motivimit dhe tani që ti e di si funksion unë e kuptoj që ka njerëz që kanë nevojë të dëgjojnë atë që do të doja të dëgjoja atëherë”