MENU
klinika

E kanë të gjithë telefonat iPhone

Për çfarë shërben shenja e zezë ngjitur me kamerën?

16.01.2023 - 11:49

A keni parë ndonjëherë në pjesën e pasme të iPhone tuaj dhe keni vënë re një shenjë të zezë të vogël? Me siguri e keni parë mijëra herë pa e menduar shumë. Por nëse keni pyetur veten se për çfarë shërben, përgjigja është shumë e thjeshtë. Në fakt, është një mikrofon i krijuar për të kapur zërin nga drejtimi me të cilin përballet lentja e kamerës. Zakonisht ka disa mikrofona në një “iPhone”, kështu që ju mund të keni një cilësi më të mirë të zërit tek videot tuaja. Kështu ka qenë që nga “iPhone 5”, i cili u nxorr në treg pak më shumë se një dekadë më parë.

Mikrofonët janë thelbësorë për shumë nga ato gjëra që ju mund të bëni në një “iPhone”. Si fillim, ato përdoren për t’ju lejuar të bëni telefonata, të regjistroni shënime zanore ose të kontrolloni Siri-n. Por Apple përdor gjithashtu “beamformers”, të cilët lejojnë mikrofonat të synojnë drejtime specifike. Apple shpjegon:

Hyrja e mikrofonit të integruar të një pajisje iOS përbëhet nga një sërë mikrofonash fizikë dhe formues rrezesh.