MENU
klinika

SHBA

Për herë të parë në histori, Biden dhe Trump nën hetim

14.01.2023 - 12:26

Për herë të parë në historinë e Amerikës, presidenti aktual Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump janë të dy nën hetim nga prokuroria. Republikanët në Kongresin amerikan nuk kanë vonuar për t’i kthyer reston demokratëve duke nisur një hetim ndaj shefit të Shtëpisë së Bardhë për dokumentet sekrete të gjetura në garazhin e shtëpisë dhe në zyrën jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Republikanët pyesin nëse djali Bidenit, Hunter, kishte akses në ndonjë prej dokumenteve sekrete qeveritare amerikane. Ndërkohë, medie të djathta amerikane shkruajnë pse nuk është kontrolluar edhe gruaja e presidentit, Jill, siç u kontrollua gruaja e ish-presidentit Trump, Melania.

Në letrën e tyre për Prokurorin e Përgjithshëm Merrick Garland, republikanët kryesorë në Komitetin Gjyqësor të Kongresit thanë se emërimi i Robert Hurit si prokror ngre pyetje për rastin, ndaj kërkuan të gjitha dokumentet përkatëse dhe komunikimet midis departamentit, FBI-së , Shtëpisë së Bardhë dhe avokatëve të Bidenit për rastin.

Beteja politike në SHBA është e ndezur, teksa vitin tjetër amerikanët do të drejtohen për tek kutitë e votimit për të zgjedhur shefin e Dhomës Ovale. Deri më tani, Biden dhe Trump duken si kandidatë sërish, edhe pse janë të dy nën hetim si nga prokuroria dhe kongresi amerikan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'ndodhi në debatin e dytë dhe të fundit presidencial?

“Ti je përgjegjës për vdekjet”, Trump përballet sërish me Biden