MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Personat që nuk arrijnë të shëndoshen, a janë domosdoshmërisht të sëmurë

08.01.2023 - 11:32

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Personat që nuk arrijnë të shëndoshen, a janë domosdoshmërisht të sëmurë

Mjeku: E kam thënë dhe më parë, jo gjithmonë nënpesha është një shkak patologjik. Nëse një person me një nën peshë gëzon shëndet të plotë, pra nuk ndihet i lodhur pa arsye, i përgjumur, i pa fuqishëm por ndihet mirë dhe shenjat vitale (tensioni,pulsi i zemrës, Renie ne peshefrymarja e rregullt etj) janë në parametra, nuk kemi pse të shqetësohemi.

Por, ka dhe disa raste që duhet të bëjmë kujdes dhe të konsultohemi me një mjek patolog për të përjashtuar sëmundje të aparatit tretës që shpesh herë janë më të lidhura me nën peshën.

Sëmundje që mund të jenë të dyshimta për një nën peshë është infektimi nga një parazit ose një mikroorganizëm, mund të jetë si pasojë e një mos tretje të mirë ose të ndonjë intolerance si celiak ose dhe ndonjë hemoragji etj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN