MENU
klinika

E paskemi ditur gabim?

Rozana rrëfen arsyen e vërtetë të sherrit me Noizy-n

15.01.2023 - 13:05

Prishja e marrëdhënies së Rozana Radit me Rigels Rajkun “mërziti” jo pak persona vite më parë.

Dyshja nuk u panë krah njëri-tjetrit për shumë vite, derisa u bënë bashkë në festën organizuar për koncertin e Noizy-t “Alpha”. Së fundmi e ftuar në “Glamour Zone” Rozi e ka hapur këtë temë duke u shprehur se në të vërtetë dy këngëtarët e hitit “Mr Yesterday”, nuk ishin zënë kurrë, e gjitha kishte qenë një keqkuptim.

“Unë dhe Noizy nuk jemi zënë asnjëherë. Kurrë nuk kemi patur konflikte me njëri-tjetrin. Ai është shumë djalë i mirë. Thashethemet se kemi bëre sherr, janë përhapur sepse unë dikur kam thënë që nuk dëgjoj rap. Ndërsa në një rast tjetër kam thënë se kam dëgjuar këngën e Stresit ‘Lambo’, njerëzit janë keqkuptuar dhe kanë menduar se kam thumbuar Noizy-n. Por nuk është e vërtetë.”

Ndërsa sa i përket një tjetër bashkëpunimi, Rozana Radi u shpreh: ‘Kurrë mos thuaj kurrë. Ndoshta ne kemi një surprizë që nuk duam ta zbulojmë.’

Më herët e ftuar në “Goca dhe Gra” ajo zbuloi edhe se do të bëjë një bashkëpunim me një reper. Por kush është ai?

“Unë kam hequr dorë nga koncertet ka kohë, këndoj vetëm nëpër festivale. Unë jam duke punuar tani për një projekt muzikor. Unë do të bëj një këngë tjetër ritmike me një reper, por me atë do ta mbyll karrierën e këngëve ritmike”.

Mos vallë ai është Noizy? Mbetet për t’u parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Rozi-Noizy dhe një tjetër”?

Çfarë po kurdisin pas kaq vitesh Rozana dhe Noizy?