MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Shkaqet që çojnë në nevojën për protezë totale të gjurit

08.01.2023 - 11:29

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Shkaqet që çojnë në nevojën për protezë totale të gjurit

Mjeku: Dëmtimet ostseoartritike të gjurit janë shkaqet kryesore për proteze totale gjuri. Kjo është një sëmundje e artikulacioneve sinoviale, që karakterizohet nga procese degjenerative dhe reparative, dhe që vihet re në 40 % të ekzaminimeve radiologjike në pacientët ≥ 40 vjec. Megjithatë, vetëm 50 % e këtyre pacientëve janë simptomatike. Osteoartriti mund të jetë primar ose sekondar.

Dëmtimet mekanike (si dëmtimet e mëparshme të menisqeve ose të Ligamenteve Kruciate), infeksionet piogenike, instabiliteti ligamentar, si dhe frakturat intra-artikulare janë shkaqet më të shpeshta të osteoartritit sekondar. Shkaqe të tjera të dëmtimeve kartilaginoze përfshijnë artritin rheumatoid, hemofilinë, sinovitin vilonodular të pigmentuar, nekrozat avaskulare idiopatike dhe steroide, dhe rrallë displazine kockore.

Studimet e faktorëve të riskut për osteoartritin e rëndë të kokso-femoralit dhe gjunjëve kanë treguar se vëllezërit dhe motrat e personave që i janë nënshtruar protezimeve të artikulacioneve kanë probabilitet 3-5 herë më të madh se personat me moshë të njëjtë me ta, për të patur nevojën e një ndërhyrje të njëjtë kirurgjikale. Kjo do të thotë që gjenet kontribuojne rreth 30 % në riskun total për Osteoartrit të rëndë. Studimet me bazë laboratorike kanë treguar që kromozomi 11 është i lidhur me osteoartritin e rëndë të kokso-femoraleve dhe kromozomi 2 me osteoartritin e rëndë të gjunjëve. Gjenet e sakta të përfshira nuk njihen akoma.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.