MENU
klinika

I bllokuar në shpellë prej mbrëmjes së djeshme

Shpëtohet 43-vjeçari. U nxor nga një punonjës i RENEA-s

15.01.2023 - 11:32

Andrea Dervishi, 43-vjeçari që mbeti i bllokuar në shpellë prej mbrëmjes së djeshme në Gramsh është shpëtuar ditën e sotme.

Mësohet se ai është nxjerrë nga shpella e Tërvollit nga një punonjës i RENEA-s, pas një operacioni shpëtimi që ka vijuar edhe përgjatë orëve të natës.

Gazetari i Panorama TV Aldo Kozarja raportoi se Dervishi kishte shkuar në këtë zonë prë kërkuar florinj, kur mbeti i bllokuar pasi ishte futur brenda shpellës me një litar.

Ai ka tentuar të dalë kur ka nisur të errësohet por e ka pasur të pamundur dhe ka telefonuar policinë për të kërkuar ndihmë.