MENU
klinika

Artan Hoxha publikon pamjet: Kishte 10 mijë rrënjë ‘gorilla’

Si kontrollohej me kamera parcela e kanabisit që nga Tirana

31.01.2023 - 10:33

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka publikuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, pamjet nga një parcelë me kanabis, e cila mbahej nën vëzhgim nga kamerat e grupeve kriminale.

Hoxha deklaroi se krimi po përdor teknologji të avancuar dhe sipas tij, njerëz në Tiranë ruajnë parcelat nga larg.

“Janë vendosur kamera edhe për të ruajtur parcelat me kanabis. Kjo kamera është në pemë (foto më poshtë).

Është zonë pyjore. Shikoni çfarë kamera është ajo. Janë kamera që ruajnë parcelat me kanabis. Kanë vendosur në masiv pyjor, Park Kombëtar, si mendon se kanë lënë gjë nëpër qytetet e mëdha? Kjo kamera e çonte sinjalin te një person në Tiranë.

Unë vajta te parcela dhe nuk ngrija dot dronin. Mendova se kishte pajisje që bllokonte valët. Hyra në pyll dhe gjeta kamerat.

Parcela e mbjellë aty kishte 10 mijë rrënjë gorilla që bëhet për 60 ditë. Këto janë pamjet e parcelës (video më poshtë). Është në një zonë mes tre rretheve, Kolonjë-Përmet-Skrapar.

Ajo ishte livadh”, tha Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“I vetmi sektor, që s’kërkoi pagë lufte”,

Gazetari publikon video nga parcelat me hashash: Narcokulturë 2020