MENU
klinika

Arrestohen 400 protestues në Brazil

S’pranojnë dot humbjen, mbështetësit e Bolsonaros sulmojnë Kongresin dhe Gjykatën Supreme

09.01.2023 - 10:24

Një protestë e dhunshme është shënuar në Brazil, kumira bështetës të ish-presidentit të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro, sulmuan Kongresin në kryeqytetin e Brazilit, Brasilia.

Turmat e veshura me ngjyrat kombëtare (të verdhë dhe jeshile) dhe të mbështjella me flamurin brazilian sulmuan policinë. Disa nga protestuesit madje arritën të hynin në dhomën e Senatit, të tjerët hynë në pallatin presidencial, Gjykatën e Lartë dhe ndërtesa të tjera qeveritare.

Protesta ndodhi pasi mbështetësit Bolsonaros refuzojnë të pranojnë humbjen e tij në zgjedhje tetorin e kaluar nga rivali i tij socialist, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili u betua si president një javë më pare.

Forcat braziliane të sigurisë thonë se tani kanë rimarrë kontrollin, pasi mbi 400 protestues që sulmuan ndërtesat janë arrestuar nga policia.

Vetë Bolsonaro, i cili aktualisht ndodhet në Florida, postoi në Tëitter disa orë pasi Kongresi u sulmua. Ai dënoi protestat dhe hodhi poshtë akuzat e Lulës se ai kishte një rol në nxitjen e trazirave.