MENU
klinika

Kontrolli i diasporës në BE dhe...

Taktikat e forta të Erdoganit për të fituar zgjedhjet presidenciale

16.01.2023 - 09:19

Zgjedhjet në Turqi po afrohen, por tabloja politike e vendit është ende e pasigurt.

Presidenti në largim Rexhep Tajip Erdogan vijon të humbasë mbështetjen për shkak të krizës ekonomike dhe zhvlerësimit të lirës turke, ndërkohë që opozita është ende në kërkim të një kandidati të përbashkët.

Në një tablo të tillë, Erdoganit nuk i mbetet gjë tjetër veç se të mbështetet në dy faktorë të ndryshëm për të marrë dhe një mandat tjetër.

Faktori i parë është diaspora turke në Evropë, si dhe aksesi ne fondet publike për fushatën elektorale. Rreth 5 milionë turq që jetojnë në Evropë të cilët janë larguar nga vendi i tyre që nga viti 1960 janë një ndër taktikat e liderit turk për të fituar zgjedhjet presidenciale.

Ankaraja po përpiqet t’i kontrollojë ata dhe të manipulojë idetë e tyre nëpërmjet Diyanetit që është një organ shtetëror i lidhur gjithnjë e më shumë me Presidentin Erdogan dhe që merret me menaxhimin e çështjeve fetare jashtë vendit.

Diyanet tashmë ka hapur zyrat e tij në të gjitha vendet e Evropës dhe gjithashtu ka një departament ndërkombëtar i cili merret ekskluzivisht me menaxhimin e aktiviteteve jashtë vendit.

Shumica e diasporës në Evropë e mbështet qeverinë aktuale, kështu që në një mënyrë mund të themi se Diajnet ka dhënë rezultate efektive. Por votomi jashtë vendit i diasporës turke nuk do të jetë e vetmja kartë që do të luajë Erdogani.

Me ndryshimet e fundit në ligjin zgjedhor, presidenti ka siguruar më shumë para se çdo rival i tij politik si rrjedhojë Erdogan mund të llogarisë burime më të mëdha financiare sesa kundërshtarët e tij në fushatën elektorale.

Ndryshimi i ligjit nr.7393 i cili rregulloi zgjedhjet parlamentare të miratuar në mars 2022 ka krijuar një vakum rregullator që lehtëson kreun e shtetit. Me rishikimin e ligjit, u hoqën kufizimet për aksesin në fondet publike për fushata elektorale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tensionet me Turqinë/ Greqia shpresat te BE

‘Le Monde’: Erdogan s’do heqë dorë nga qëllimet e tij!

Çfarë shkruajnë mediat e huaja?

A do t’i shpallë Erdogan luftë Greqisë?