MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Veshi i mesëm dhe sëmundjet që sjellin zhurmat

04.01.2023 - 11:56

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Zhurmat në vesh kanë një sërë shkaktarësh dhe për mjekët specialistë e rëndësishme është ndjekja e problemit, i cili kryesisht ka të bëjë me dëmtimin e veshit të brendshëm. Nëse ky dëmtim është i madh, atëherë pacientwt kanë zhurmë në vesh, e cila në të shumtën e rasteve bëhet kronike. Por çfarë duhet të bëjnë këta pacientë?

Mjeku: Zhurmat e veshit vijnë nga dëmtimi mikroskopik në mbaresën e nervit të dëgjimit në veshin e brendshëm. Lëndimet në këto mbaresa shkaktojnë dhe humbjen e dëgjimit. Ekspozimi ndaj zhurmave me zë të lartë dhe barnat me efekte anësore si ato antiflamatore, antibiotik, sedativ, kundër depresionit dhe aspirina, mund të shkaktojnë Tintus apo zhurma në vesh, në njërin apo të dy veshët. Tintusi shkaktohet dhe nga faktorë të tjerë, si bllokimi i veshit, infeksionet e veshit apo sinusit, alergjitë, tumoret, tensioni arterial i rritur ose i ulur, problemet në zemër, enët e gjakut, ndryshimet hormonale te femrat dhe problemet e gjendrës tiroide.

Simptomat e zhurmave lidhen ngushtë me sëmundjen e Menier-it që shkaktohet nga shtimi i presionit intralabirintik që është pasojë e çrregullimeve të përgjithshme vaskulare, të cilat risin depërtueshmërinë e enëve të gjakut. Sëmundja karakterizohet me marrje mendsh, zhurmë në vesh dhe pakësim i dëgjimit i tipit perceptiv. Diagnoza vendoset duke u bazuar në historinë e detajuar të sëmundjes. Testet që bëhen janë: testi i dëgjimit (audiometria) dhe skanimi i trurit (rezonanca magnetike dhe EEG). Testi spinal është i nevojshëm në disa raste për të parë presionin e lëngjeve në kokë dhe në palcën kurrizore.

Këshillat për këta pacientë janë shumë të rëndësishme, pasi kjo është një komponent edukativ që ndihmon për të kuptuar dhe ndryshuar mënyrën e të menduarit në lidhje me zhurmat e veshit. Një tjetër këshillë është edhe vendosja e aparateve të dëgjimit, pajisje të cilat ndihmojnë njerëzit që kanë ulje të dëgjimit dhe zhurma në vesh. Rekomandohet që të përdoren për të dëgjuar muzikë të lehtë, të këndshme si; psh ato që kanë karakteristikë valët e detit, shiun etj. Stimulimi nervor akustik është një teknikë e re për njerëzit që përjetojnë zhurma me zë shumë të lartë kumbues. Por, edhe terapia kundër depresionit dhe anksiolitikët që rekomandohen të përdoren për t’u çlodhur dhe për të ndihmuar gjumin.

Kur sëmundja zgjat ajo mund të kthehet edhe në kronike, po në këto raste si duhet vepruar?
Në qoftë se sëmundja nuk mjekohet në kohë dhe ashtu siç duhet ajo bëhet kronike dhe rriakutizimi i saj ndodh në pranverë dhe vjeshtë. Periudha e plazhit ndikon në shfaqjen dhe acarimin e veshit të mesëm. Prandaj para plazhit duhet treguar një kujdes i madh. Vendosja e tapave në veshë janë të domosdoshëm. Më pas bëhet dizinfektimi i veshit me alkool borik. Duhet bërë kujdes për hundën që të mos bllokohet dhe të thahen mirë veshët. Mbi të gjitha duhen ruajtur veshët nga trupa të huaj si rëra.

Mjekimi në kushtet e shtëpisë:
Vendosni kompresa të ngrohta, të thata në vesh
Përdorni si qetësues alkool borik
Pini analgjezik për temperaturën
Përdorni vazo konstriktore për hundët, pra pika në hundë
Shmangni kontaktin e veshit me ujin gjatë larjes

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.