MENU
klinika

Artan Hoxha zbulon detaje

Vizita e Charles McGonigal, kush ishte politikani/biznesmen që e takoi?

30.01.2023 - 22:58

Gazetari investigati Artan Hoxha ka zbuluar se kush është politikani dhe biznesmeni që shfaqej në dosjen e FBI, që ishte takuar me Charles McGonigal. Në fjalën e tij gjatë emisionit “Të paekspozuarit”, Artan Hoxha tha se bëhej fjalë për Tom Doshin, i cili disa vite më parë tha publikisht se ndaj tij po tentohej të kryhej një atentat. Sipas Hoxhës, Doshi nuk kishte besim tek drejtësia shqiptare dhe kërkonte më shumë hetime për të zbuluar të vërtetën.

Në shtator të 2017, Charles është prezantuar nga Neza me një biznesmen që i tha se kërkonte dikë që të hetonte një komplot për të vrarë. Bëhet fjalë në shtator të 2017, është rasti i deputetit Tom Doshi. Sepse ishte i bindur se ndaj tij ka pasur një tentativë për atentat, e duke qenë se ishte i bindur që autoritetet shqiptare nuk e hetuan por çuan në ndjekje penale Doshin. Ai gjeti mundësinë për të kërkuar nga FBI ndihmë se nuk kishte besim. Prandaj është kërkuar kjo gjë sepse atëherë thuhej se Meta ndikonte mbi zotin Llalla dhe hetimi u devijua. Kjo është në shtator, më mbrapa në nëntor është bërë takimi i Vjenës. Bashkë me ta ka pasur edhe një prokuror federal. Hetimi tregoi se Doshi ishte i pafajshëm për kallëzimin e rremë. Pra ka ardhur edhe për një rast të tillë,”-tha Artan Hoxha.mcg

Pjesë nga biseda:

Artan Hoxha: Në shtator 2017, një biznesmen dhe politikan i tha (Charles McGonigal) që kanë dashur të më bëjnë atentat. Është rasti i zotit Tom Doshi, që ishte i bindur se kishte patur një atentat ndaj tij. Autoritetet nuk e hetuan këtë në Shqipëri. Ai gjeti mundësi dhe kërkoi ndihmën e FBI.

Ylli Rakipi: Ka qenë rasti kur u përhap fjala, që Meta do të vrasë Tom Doshin?

Artan Hoxha: Thuhej se Zoti Meta ndikonte te zoti Lllalla, ish kryeprokuror dhe nuk u hetua, por u hetua personi që bëri kallëzimin. Më mbrapa në nëntor, u bë takimi i Vjenës, ku zoti Doshi ka qenë bashkë me këta (McGonigal dhe Neza) dhe ka qenë edhe një prokuror federal. Personi në fjalë (Tom Doshi) nuk kishte besim në autoritetet brenda vendit dhe kërkoi ndihmë të specializuar jashtë. I ka kërkuar ndihmë një zyrtari të FBI për ta ndihmuar. Prandaj e ka bërë këtë takim.

Në vitin 2015, opinioni publik u trondit nga pretendimet e Tom Doshit se dikush po kërkonte ta hiqte qafe, e jo vetëm atë por edhe deputetin e Partisë Demokratike, Mhill Fufin. Asokohe u prangosën 3 persona, mes tyre Durim Bami, i cili u lirua nga burgu pas gati 2 vitesh. Doshi pretendonte se sipas informatorit, sulmi vinte nga asokohet kryeparlamentari Ilir Meta.