MENU
klinika

Ç'po ndodh? Dalin detajet

Vuçiç do t’i drejtohet popullit serb me një fjalim për Kosovën

22.01.2023 - 22:15

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç do t’i drejtohet popullit të hënën në orën 20:00, njoftoi kabineti i tij dhe tema qendrore pritet të jetë propozimi evropian për Kosovën.

“Kam varësi të frikshme nga ai,” Olta rrëfen detaje nga marrëdhënia e saj me partnerin misterioz
Kurorëzim pa djalin pranë, dalin detajet e ceremonisë së Mbretit Charles, ja çfarë pritet të ndodhë
Të premten, pas bisedimeve me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Beograd, Vuçiç tha se Serbia është e gatshme të pranojë konceptin e planit evropian dhe të punojë në zbatimin e marrëveshjes së propozuar për dialogun me Kosovën.

Këtë e ka konfirmuar për gazetarët edhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, diplomati sllovak Miroslav Lajçak.

Me ftesë të kryeministres Ana Brnabiç, Vuçiç do të marrë pjesë në seancën e Qeverisë së Serbisë nesër në ora 11:00.

Sipas njoftimeve në media, ai duhet t’i informojë anëtarët e Qeverisë së Serbisë për diskutimet me të dërguarit ndërkombëtarë për propozimin evropian për Kosovën dhe më pas t’i drejtohet publikut në mbrëmje.