MENU
klinika

Ndan zonat mes mazhorancës dhe opozitës

Zgjedhjet e 14 majit/ KQZ hedh sot shortin

12.01.2023 - 12:03

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procedurat e për përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sot, në KQZ do të hidhet sot shorti për anëtarin e shtatë të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ).

KZAZ-të në total kanë 7 anëtarë, ku 3 i ka mazhoranca e po aq opozita dhe i shtati do të përcaktohet me short mes PS-së dhe PD-së. Në mbledhjen e sotme KQZ-ja pritet të shqyrtojë dhe projektvendimin për përcaktimin e rregullave për raportimin financiar vjetor të partive politike, miratimin e formatit të standardizuar për raportimin financiar të partive politike gjatë vitit kalendarik, kontrollin, verifikimin e financimeve dhe shpenzimeve të tyre, si dhe mënyrën e pagesës së audituesve ligjorë.

“Ditën e Enjte, datë 12.01.2023, ora 11:00, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancën publike me këtë rend dite: Projektvendim “Për shpalljen e rezultatit të shortit për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 14 maj 2023”. Projektvendim “Për përdorimin e kodeve të sigurisë për pajisjen elektronike të identifikimit të zgjedhësve””, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të KQZ-së.

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin