MENU
klinika

Rama publikon pamjet

Aksi rrugor Korçë-Ersekë, gati në qershor

19.02.2023 - 10:40

Kryeministri i vendit Edi Rama ju ka uruar të gjithëve një të dielë të bukur përmes pamjeve të aksit rrugor Korçë-Ersekë.

Krahas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, Kryeministri Rama ka shtuar se ky aks është një vepër madhore për qarkullimin e automjeteve dhe turizmin.

Në postimin e tij, Rama ka bërë të ditur se ky projekt po merr formë dita-ditës për të qenë gati në Qershor të këtij viti.

“Mirëmëngjes me një nga kantierët më të rëndësishëm të momentit, aksin rrugor Korçë-Ersekë, një vepër madhore për qarkullimin e automjeteve dhe turizmin, që ditë pas dite po merr formë për të qenë gati në Qershor të këtij viti, ju uroj një të diel të bukur”, ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook.