MENU
klinika

“Rama na bëri armik edhe me SHBA”

Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Durimi do soset dhe…

12.02.2023 - 12:34

Si çdo të dielë banorët e Bërxullës që preken nga projekti Thumanë-Kashar kanë dalë sërish në protestë, duke kërkuar që mos u prishen banesat e tyre, ose ata të dëmshpërblehen sipas tregut.

Të revoltuar, ata u kanë bërë thirrje institucioneve që të ulën dhe të dialogojnë. Sipas tyre, shteti po u shkatërron banesat.

“Na bëri armik kreu i qeverisë edhe me Amerikën. Ne presim, por durimi do të soset dhe ne nuk do të presim. Njeriu njëherë lind dhe njëherë vdes. Prona është e shenjtë”, tha një banor i zonës.

“Po protestojmë mbi 4 muaj e gjysmë. Ne si cdo të dielë jemi në protestë, por sot solidarizohemi me popullin turk dhe sirian. Çfarë ka ikur nuk kthehet më. Dyert tona janë të hapura. Ndaj ndajmë dhimbjen dhe i bashkohemi këtij populli që vuan. Por ajo dhimbje ishte nga fatkeqësia natyrore. Këtu në Shqipëri fatkeqësitë natyrore po i shkaktojnë politikanët. I bëjmë thirrje që mos shkaktojnë fatkeqësi. Ne nuk tërhiqemi sepse pronat nuk i kemi të vjedhura siç i keni ju. Boll keni vjedhur. Nuk jeni të ngopur me këto fshatrat turistik? Jo të vidhni pronën e fshatit Bërxullë për të bërë vila për shoqet dhe të dashurat e politikanë, siç po dalin një nga një”, tha banori tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kjo rrugë do të bëhet me lapidarë para se të ndërtohet”

Banorët e Bërxullës paralajmërojnë: Vetëm të vdekur do t’i marrin pronat tona

"Po na more pronën sikur na ke marrë jetën"

Projekti Thumanë-Kashar/ Banorët e Bërxullës në protestë