MENU
klinika

Deklarata e fortë

Berisha akuzon Yuri Kim: Korrupsion erotik, çfarë ishin ato pushime?

03.02.2023 - 17:59

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar ambasadoren amerikane në Tiranë se është korruptuar “erotikisht”. Duke iu referuar indirekt ambasadores Kim, për të cilën ka deklaruar edhe më herët se ka kaluar një fundjavë në livadhet e qeverisë, Berisha kësaj here ishte edhe më i ashpër. Dy ditë më parë, në “Ora e Betit”, Berisha tha se qeveria përdor çdo mjet për të korruptuar diplomatët e huaj në Shqipëri, përfshi këtu edhe korrupsionin erotik.

Sali Berisha: Janë McGonigal, njëra me fustan, tjetri jo. Unë them sepse këta përdorin të gjithë format, korrupsionin monetar, politik, erotik.

Beti Njuma: çfarë do të thotë korrupsion erotik? Për kë e keni?

Berisha: Ia kam thënë unë asaj, e di ajo. Më thuaj pak, çfarë janë ato pushime me majëzat e qeverisë? Dhe më akuzuan po ndërhyn në jetën personale. Po ta dish kur kullot në livadhet e qeverisë, ke bërë konflikt interesi.

Ndiq videon 32:10 sek: