MENU
klinika

"Dyfishim i shpejtësisë dhe përgjysmim i kohës"

“Bus Rapid Transit”/ Veliaj: Së shpejti, linja të dedikuara për autobusët

20.02.2023 - 19:57

Në një tryezë diskutimi me urbanistë dhe arkitektë, në vijim të debateve publike “Tirana City Talks”, kryebashkiaku Erion Veliaj foli edhe për linjat e shpejta të autobusëve urbanë, që do të futen në Tiranë në këtë sezon veror.

“Jemi gati që këtë verë të lançojmë atë që quhet “Bus Rapid Transit”, linja e shpejtë e autobusit, me korsi të dedikuara dhe të pandërprera. Pra, siç kemi bërë linjat e biçikletave, të njëjtën gjë duam të bëjmë me autobusët. Sipas këtij sistemi do kalojmë linjën Kinostudio – Kombinat, Unazën dhe Tiranën e Re. Parashikimi është që nëse udhëtimi i plotë i linjës na merrte 54 minuta kohë, duam ta çojmë në 24 minuta, kurse shpejtësinë e autobusëve nga 9.5km/h, në 19.4km/h. Pra dyfishimi i shpejtësisë dhe përgjysmimi i kohës. Nëse dyfishojmë shpejtësinë, nëse dyfishojmë kohën dhe nëse kalojmë nga një transport i 9 mijë pasagjerëve në orë, në 23 mijë pasagjerë në orë, kemi ulur ndjeshëm trafikun, sidomos në këto tre arterie kryesore të qytetet,” u shpreh Veliaj.

Në fund ai përmendi edhe konceptin e Qytetit 15 Minutësh që po zhvillohet në dy lagjet e reja të Tiranës, “Kombinati” dhe “5 Maji”.