MENU
klinika

Analiza

Dy ditë tërmet tundën edhe themelet e Erdoganit…

18.02.2023 - 10:11

jaftuan të kalonin vetëm 2 ditë dhe tërmeti i fortë që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën e 6 shkurtit dhe gjithçka u kthye në një debat politik. Të mërkurën, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, paralajmëroi turqit të mos u besojnë “provokatorëve”.

Ai iu referua figurave drejtuese të opozitës, të cilat e kanë kritikuar reagimin e tij të ngadaltë ndaj katastrofës dhe fajësuan për shkatërrimin e rreth 6.400 ndërtesave në këtë vend shumë të prirur ndaj tërmeteve të forta, dështimin e qeverisë së tij për të zbatuar rregullat e ndërtimit.

Kemal Kiliçdaroglu, lideri i Partisë Popullore Republikane në opozitë, e akuzoi Erdoganin për “përgjegjësinë kryesore” për këto mangësi. Turqia u vlerësua shumë për montimin e shpejtë të qyteteve me kontejnerë për të akomoduar refugjatët sirianë që kaluan përtej kufirit në vitet e para të luftës civile atje.

Dhe është e sigurt se Erdogani, një sundimtar thuajse absolut edhe para gjendjes së jashtëzakonshme që shpalli të martën, do të përpiqet që t’i strehojë sa më shpejt të pastrehët. Por në aspektin politik, rreziqet janë aty. Çdo ndërtesë e shembur është kujtesë e korrupsionit të lidhur me një industri ndërtimi, lojtarët kryesorë të së cilës njihen më shumë për lidhjet e tyre me qeverinë, sesa për respektimin e normave të sigurisë.

Duke përmendur taksën e veçantë që vendosi qeveria pas tërmeteve të mëparshme, dhe të cilat synonin t’i bënin godinat më rezistente ndaj tërmeteve, Kiliçdaroglu pyeti: “Ku janë këto para? Janë zhdukur! Janë vjedhur nga bandat në pushtet!” Kjo tragjedi e madhe do të ndikojë jo pak mbi zgjedhjet presidenciale të 14 majit.

A do të arrijë të qëndrojë në pushtet Erdogan pas

Për qeverinë, menaxhimi i fatkeqësive është një fushatë zgjedhore me një emër tjetër. Dhe Erdogan i ka qejf zgjedhjet. Që nga viti 2002, ai dhe Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim, AKP, kanë fituar 6 zgjedhje parlamentare, një palë zgjedhje presidenciale dhe 3 referendume.

Fakti që ai nuk garon pastër dhe me ndershmëri mund ta bëjë shumëkënd të harrojë faktin se ai është ndoshta politikani më i suksesshëm elektoral në botë, dhe sigurisht ndër më instinktivët. Një udhëheqës populist që rrallëherë është më i lumtur se kur përshëndet një turmë mbështetësish që valëvitin flamurin dhe tallet me kundërshtarët e tij.

Tronditja më e keqe e Erdogan në zgjedhje ndodhi në vitin 2019, kur AKP-ja humbi kontrollin e dy bashkive kryesore në vend, atë të Stambollit përballë një ylli të ri në ngjitje të Partisë Popullore Republikane me prirje laike, Ekrem Imamoglu, dhe Ankaranë. Erdogan reagoi pas humbjes në Stamboll, të cilin ai e konsideron si feudin e tij, duke këmbëngulur për një përsëritje së procesit, të cilën Imamoglu e fitoi me një diferencë edhe më të madhe.

Por dhjetorin e vitit të kaluar, një gjykatës e dënoi kryebashkiakun me 2 vjet e gjysmë burg për shkak se i quajti “idiotë” zyrtarët e Komisionit Zgjedhor, dhe ia ndaloi atij pjesëmarrjen në politikë, duke ia bllokuar rrugën drejt një kandidimi kundër Erdoganit në 14 maj.

Sondazhet sugjerojnë se jo vetëm Imamoglu, që mbetet në detyrë në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit, por edhe politikanë të tjerë të opozitës, mund ta mposhtin Erdoganin. Dhe kjo ka kuptim kur mendon se inflacioni në vend është aktualisht 64 për qind, dhe mrekullia ekonomike që Turqia gëzonte deri në vitin 2015 i ka lënë vendin krizës, pjesa më e madhe e të cilës është e shkaktuar nga politika e gabuar e Erdogan me normat e interesit.

Por kur pak ditë para tërmetit, pyeta një mikeshën time turke, që e kam njohur që nga fundi i viteve 1990, kur isha një korrespodent atje që mbulonte ndër të tjera edhe rritjen premtuese të kryetarit të ri të bashkisë së Stambollit, Rexhep Taip Erdogan, nëse presidenti mund të mposhtet realisht ajo m’u përgjigj pa hezituar me një “Jo”.

A do të arrijë të qëndrojë në pushtet Erdogan pas

Pas dy dekadash, në të cilat ai u ka mbijetuar përpjekjeve për grusht shteti nga laikët dhe islamistët rivalë, dhe sulmeve me bomba nga Shteti Islamik dhe militantët kurdë, fuqia e Erdoganit mund të duket e çuditshme dhe e paracaktuar. Gaztari turk Bekir Ag?rdir, shkroi kohët e fundit se lajmet se 6 partitë opozitare që kanë krijuar një aleancë kundër AKP-së dhe se tashmë “po ndajnë postet dhe pushtetin”, përbën një vetëkënaqësi deluzive që vetëm sa “forcon bindjen se zgjedhjet nuk mund të fitohen prej tyre”.

Në Rusi, një nga vendet aleate më të rëndësishme të Turqisë, mediat po parashikojnë një fitore tjetër për mikun e Putinit, “Erdoganin e domosdoshëm”. Që nga viti 2016, kur Putin, në dallim nga Perëndimi, e mbështeti pa kushte Erdoganin kur ky i fundit shtypi një përpjekje për grusht shteti nga islamikët rivalë, presidenti turk është takuar me homologun e tij rus më shumë se çdo lider tjetër.

Të dyja vendet mund të kenë interesa që jo gjithmonë përputhen në Siri, Kaukaz dhe, së fundmi, Ukrainë, por marrëdhënia nuk ka të bëjë me Turqinë dhe Rusinë. Bëhet fjalë për dy liderë autoritarë që ndajnë dëshirën për të udhëhequr rajonin, por që kanë më shumë dallime të mëdha me Perëndimin sesa me njëri-tjetrin.

Madje dikush mund të habitet që edhe tani pasi Erdogan ka kapur gjyqësorin, mediat, ka burgosur dhjetëra mijëra kundërshtarë, Turqia ka ende opozitë. Por vendi ka pakica të mëdha – kurdë, liberalë dhe një sekt heterodoks i quajtur alevii – që e urrejnë mazhoritarizmin sunit të Erdogan dhe që në rastin e kurdëve kanë marrë armët kundër tij.

Nëse këto zona bashkohen, dhe ka një zhgënjim të madh ndaj qeverisë, një surprizë zgjedhore mund të jetë ende e mundur. Në 3 zgjedhjet parlamentare dhe një referendum që janë organizuar në Turqi gjatë 6 viteve të fundit, numri i votave të marra nga opozita është luhatur midis 22.5-24 milionë.

Por opozita është e përçarë. Kiliçdaroglu i Partisë Popullore Republikane është një alevit fanatik por jo frymëzues. Aleati i saj kryesor është një parti me prirje të djathtë që mbështetet nga nacionalistët turq. Por këta të fundit refuzojnë të pranojnë bashkëpunimin me partinë kryesore kurde të vendit, Partinë Demokratike të Popullit, që i konsideron politikanët nacionalistë kurdë si krahun e butë të një lëvizje separatiste të armatosur.

Gjithsesi, votat kurde do të jenë vendimtare, për të përcaktuar nëse do të ketë apo jo rotacion politik më 14 maj. Katër muaj para zgjedhjeve – dhe me Partinë Demokratike të Popullit që po përballet me një ndalim të mundshëm për shkak të lidhjeve të saj me militantët kurdë – nuk është e qartë se cili do jetë kandidati i përbashkët nga aleanca opozitare.

Christopher de Bellaigue është historian dhe gazetar me famë ndërkombëtare. Libri i tij i ri “Shtëpia e Luanit:Një histori e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm”, do të dalë në treg në muajin mars.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gazetari turk: Na kanë treguar vendndodhjet, por s’mund të bëjmë asgjë

“Njerëzit nën rrënoja po dërgojnë video e mesazhe zanore”

Skenaret në “oborrin” e Erdoganit

A do t’i shtyjë tërmeti zgjedhjet në Turqi?