MENU
klinika

“Sikur më dhanë botën”

E moshuara dyshonte se i biri kishte vdekur nga tërmeti, reagimi i saj kur i dëgjon zërin në telefon

12.02.2023 - 13:53

Një ushtar turk është ngjitur në kovën e një ekskavatori të shtunën për të kontrolluar një shtëpi të dëmtuar nga tërmeti në Antakya, për të kërkuar një telefon që i përkiste një gruaje 75-vjeçare, e cila kishte frikë se djali i saj ka vdekur pas pesë ditësh pa kontakt, raportoi Reuters të dielën.

Gruaja e quajtur Mama Busra, u ka kërkuar punonjësve të ndihmës që të gjenin telefonin e saj në mënyrë që të tentojë ta kontaktojë djalin e saj në një park aty pranë ku janë ngritur tenda për ata që kanë mbetur të pastrehë për shkak të tërmetit shkatërrues.

Duke iu përgjigjur lutjeve të saj, Murathan Adil, ushtar i operacioneve speciale që ka shkuar në qytetin jugor nga Ankaraja për të ndihmuar me shpëtimin, u ngrit në ballkonin e katit të dytë të mbetjeve të ndërtesës së saj.

Sapo Adili arriti në ballkon, një tjetër punonjës shpëtimi brenda i dha atij një çantë të kuqe që mbante sendet e Mama Busrës, përfshirë telefonin e saj, përpara se ekskavatori ta ulte përsëri poshtë.

Teksa ai ia dërgoi telefonin Mama Busrës, një person tjetër në park dëgjoi emrin e djalit të saj dhe tha se e njihte atë dhe se ai ishte gjallë dhe mirë.

Personi ka thirrur numrin e djalit në telefonin e tij pasi telefoni i të moshuarës kishte mbetur pa bateri, ndërsa djali u përgjigj.

“Sikur më dhanë botën”, tha Mama Busra për momentin kur dëgjoi zërin e të birit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjashtë ditë nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë

Foshnja 2-muajshe shpëtohet nga rrënojat në Hatay