MENU
klinika

"Mos ma njollosni babain tim, s’ndodhi për arsye xhelozie!"

Krimi i dyfishtë, flet nipi i autorit: Ju kam vrarë nënën dhe xhaxhanë

01.02.2023 - 14:15

Nipi i Xhevit Sinanit ka folur pas krimit të rëndë në Gramsh, ku i moshuari vrau gruan dhe vëllain e tij.

Djali i viktimës, Shaqir Sinanit i cili u godit për vdekje me sëpatë nga i vëllai, tha se ngjarja kurrsesi nuk ka pasur motive xhelozie, duke kërkuar “mos ma njollosni babain tim”.

Ndërsa bashkëshorten e autorit, Zeqine Sinanin e përshkroi si një zonjë grua dhe të respektuar.

Ai rrëfeu në emisionin “Me zemër të hapur”, se xhaxhai kishte marrë në telefon fëmijët e tij dhe u ka thënë “hajdeni lart sepse u kam vrarë mamanë dhe xhaxhain”. Ndërsa theksoi se nuk dinë arsyet e ngjarjes dhe se me fëmijët e autorit s’kanë asnjë problem.

“Nuk kemi fjalë, për çdo gjë në shtëpi, gëzim e hidhërim, ishte xhaxhai i pari (autori i vrasjes). Nuk më ka thënë njeri që vuan nga shëndeti mendor.

Nuk di nëse kanë pasur probleme në çift mes xhaxhait dhe gruas së tij, ishte zonjë grua, e respektueshme. Nuk kishin probleme. S’kemi dëgjuar gjë”, u shpreh ai.

Pyetjes se si ndodhi ngjarja, iu përgjigj: Nuk i bënte dot babait tim drejt për drejt, e ka kapur në befasi. S’kemi informacion sepse nuk ka parë asnjë njeri se çfarë ka ndodhur. Policia ka arritur

Ai ka marrë familjarët “hajdeni lart sepse u kam vrarë mamanë dhe xhaxhain”. Djali i vogël i xhaxhait ka marrë kryeplakun. Ai më pas ka njoftuar policinë. Nuk e besonte njeri që mund të vriste gruan e vet dhe vëllain e vet. Babain tim e njihte një Shqipëri e tërë.

Xhaxhai im ishte njeri serioz, me kulturë. Nuk ia merr mendja njeriu që ka bërë një krim të tillë, s’ka shpjegim.

Ne si fëmijë me kushërinjtë, jemi siç kemi qenë. S’kemi pasur probleme dhe s’do kemi, për xhaxhain ta zgjidhi shteti. S’kanë faj ata. Mos ma njollosni babain tim, ai iku, por të mos të iki me njollë.

Nuk është punë xhelozie, nuk ishte i asaj rruge. Asnjë nga ne si familje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Graun e vray në banesë, ndërsa vëllain...

Si ndodhi krimi i dyfishtë në Gramsh?

"Vëllai kishte ilaç në vesh dhe u rrëzua, gruaja..."

Dyshohet se i vrau më sëpatë, i moshuari mohon akuzat