MENU
klinika

Shikoni sa ndjekës kanë të dy klubet prestigjioze

Inter-Milan edhe jashtë fushe, derbi vishet kuqezi

04.02.2023 - 17:06

Skuadrat maten nga trofetë, por në vitet e fundit një diferencë të madhe e bëjnë edhe ndjekësit në rrjete sociale.

Derbin e Milanos në “Instagram” e fitojnë kuqezinjtë pasi kanë thuajse 4 milionë ndjekës më shumë, teksa zikaltrit hakmerren në “Facebook” me të njëjtën diferencë. Sa i përket Shqipërisë, Milani dominon gjerësisht.

Në “Instagram” milanistët janë 17 mijë më shumë sesa “kushërinjtë”, ndërkohë që diferenca shtohet në “Facebook”, ku pëlqyesit kuqezi janë 160 mijë më të numërt.

Ecuria e viteve të fundit, me sa duket, nuk ka ndikuar edhe aq shumë, pasi nëse në një dekadë Milani ka fituar vetëm dy trofe, tifozët i janë shtuar duke qenë më të shumtë se miqtë interistë.