MENU
klinika

Braçe voton kundër

Kaosi në Kuvend, PS vendos: Mocioni me debat për “McGonigal” në 2 mars

16.02.2023 - 13:31

Kërkesa e opozitës për mocion me debat, interpelancë urgjente me kryeministrin dhe pyetje-përgjigje për “çështjen” McGonigal, do të mbahet me datë 2 mars, por e bashkuar në një seancë.

Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj, tha se këto tre kërkesa janë bashkuar në një seancë, për shkak se kanë të bëjnë me të njërën çështje. Pasi e hodhi në votim, deputetët e PS votuan për miratimin e datës 2 mars, ndërsa kundër ishte vetëm deputeti socialist, Erion Braçe.

Ndërkohë opozita nuk e ka pritur mirë bashkimin në një seancë të tre kërkesave të tyre.

“Na lejoni të debatojmë për çështje që kemi bërë kërkesa. Meqë i keni mbledhur bashkë , grupojini në një seancë. Le të mblidhet Konferenca e Kryetarëve”, tha deputetja Tabaku.

” Kryetarja e Kuvendit ka vendosur bashkimin re kërkesës për interpelancë urgjente. Sapo votuam në mungesë të konsensusi të kryetarëve që kanë dijeni që në datën 7 shkurt dhe sot është data 16. Në kushtet kur kërkesa u ripërsërit kryetari i Kuvendit ka të drejtë të propozojë një datë. Në dy mars do të kenë të drejtë të flasin të gjithë”, iu përgjigj Felaj.