Lufta në Ukrainë ka larguar vëmendjen nga një fushë tjetër delikate dhe jetike për ekuilibrin ndërkombëtar. Konflikti në zemër të Evropës kanë bërë të harrojmë të gjitha tensionet që janë prezentë në Lindjen e Mesme prej vitesh. Por ngjarjet e fundit të ndodhura në këtë zonë kanë bërë të mundur që të kujtojmë sërish se si Lindja e Mesme vazhdon të jetë edhe tani në mes të konfliktit të Ukrainës, zona në të cilën fuqitë e ndryshme të mëdha matin fuqinë e tyre.
Tensionet Izrael- Palestinë
Kur mendohet për tensionet në Lindjen e Mesme, është e pamundur të mos niset nga çështja që ka të bëjë me konfliktin izraelito-palestinez. Ku vetëm para një muaji u rikthyen sërish konfliktet midis palëve. Bastisja e forcave izraelite në kampin e refugjatëve të Jeminit shkaktoi vdekjen e dhjetëpalestinezëve ku dy prej tyre ishin anëtarë tëxhihadit islamik. Pas kësaj Hamasi dhe grupi Xhihadi Islamik u hakmorëntë nesërmen ku një djalë 21 vjeçar hapi zjarre në një sinagogë dukë lënë të vrarë 9 persona. Vigjilenca në Izrael është tashmë maksimale. Ekziston rreziku i tensioneve dhe përplasjeve të reja
Protestat në Iran
Tension shumë i lartë edhe në Iran për shkak të protestave të dhunshme që nisën me 16 shtator pas vdekjes së Mahsa Amiri e cila u vra nga policia e moralit për shkak të shamisë. Në Teheran dhe në shumë qytete kryesore iraniane njerëz të grupeve dhe të moshave të ndryshme dolën në rrugë, ku në shumë raste ka pasur përleshje me forcat policore. Reagimi i autoriteteve të Republikës Islamike ndaj protestuesve ishte i hekurt ku u dhanë dënime me vdekje ndaj demonstruesve të arrestuar nga policia. Në listën e tensioneve të reja të mundshme në Lindjen e Mesme, nuk mund të përjashtojmë edhe Magrebin, por përtej çështjes së emigracionit që shqetëson më shumë Italinë frika qëndron mbi të gjitha në kushtet ekonomike të Egjiptit dhe Tunizisë. Të dy këto vende janë relativisht të qëndrueshme, por në të njëjtën kohë shumë të brishta. Në vitin 2011 filloi pranvera araba lëvizja që u përhap me një shpejtësi marramendëse pothuajse në të gjithë botën araba. Ben Ali në Tunizi dhe Hosni Mubarak në Egjipt ishin dy liderit e parë që u pushtuan nga trazirat dhe u larguan nga pushteti. Megjithëse problemet themelore të atyre demonstratave nuk janë zgjidhur plotësisht as sot.
Situata në Egjipt dhe Tunizi
Në Egjipt akoma ekziston një frikë e fortë së mos përsëritet historia. Vetë presidenti AlSisi që është në pushtet që nga viti 2014 e përmendi një probabilitet të tillë në fshehtësi. Vendi u prek seriozisht nga kriza e krijuar fillimisht nga pandemia e korona virusit dhe më pas nga lufta në Ukrainë. Kajro ishte shumë e varur nga importet e grurit ukrainas, ndaj dhe konflikti ka rezultuar në një rritje dramatike të çmimeve të nevojave bazë dhe një segment në rritje i popullsisë ka pak besim në mundësinë e një përmirësimi të kushteve. Ndërsa në Tunizi situata paraqitet edhe më keq. Vendi që përfaqësonte eksperimentin më të suksesshëm në demokraci pas Pranverës Arabe, sot po përballet me një krizë ekonomike me përmasa dramatike. Fuqia blerëse e shtresave të mesme është zvogëluar dhe mundësia e gjetjes së nevojave elementare është në minimum. Presidenti Kais Saiedi zgjedhur në vitin 2019, miratoi një kushtetutë të re që i jep më shumë pushtet presidentit. Synimi i tij është që të jetë në gjendje të vazhdojë më dukshëm drejt reformave ekonomike, por zgjidhja është ende larg
Libia larg paqes
Midis Tunizisë dhe Egjiptit ka edhe një Libi që është ende sot një vrimë e zezë në Mesdhe dhe Lindjen e Mesme. Protestat e Pranverës Arabe çuan në një luftë civile dhe në rënien dhe vrasjen e Rais Muammar Gaddafi. Që atëherë, nuk ka pasur asnjë qeveri të qëndrueshme dhe të aftë për të përfaqësuar unitetin kombëtar. Lufta civile shkaktoi një fraksionin dhe një ndarje institucionale që ishte e vështirë për t’u zgjidhur. Së fundi, një episod tjetër që i referohet burimit më të rëndësishëm ekonomik në dispozicion të Lindjes së Mesme është naftë. Ditët e fundit ka pasur një bisedë telefonike mes princit saudit të kurorës, Mohammed Bin Salman dhe presidentit rus Vladimir Putin. Konflikti në Ukrainë ka gjeneruar pasoja në Lindjen e Mesme dhe, në të njëjtën kohë, ngjarjet në Lindjen e Mesme mund të ndikojnë në luftën e vazhdueshme në Kiev.