MENU
klinika

"Jeni katandisur në revolucionin e bilbilave!"

“McGonigol”/ Spiropali: Nuk ka asnjë çështje ndaj Ramës në SHBA

16.02.2023 - 13:03

Ministrja për Marrëdhëniet me Shtetin dhe Parlamentin Elisa Spiropali në fjalën e saj në Kuvend u shpreh se deputetët e opozitës po mbrojnë një non-grata duke bllokuar foltoren.

Gjithashtu theksoi se ndaj kryeministrit Edi Rama nuk ka asnjë çështje në SHBA.

Duan sot të hetohen krime që ekzistojnë vetëm në kokën e tyre. Nuk ka një çështje që i takon kryeministrit as në SHBA dhe askund. Ju jeni të lirë të trilloni. Ne nuk e kemi vënë kurrë në diskutim zhvillimin e një mocioni me debat për t’i vënë kapak kësaj historie që nuk ka lidhje me ne por me situatën tuaj të brendshme . Jeni kthyer në ndihmësa të non-gratë dhe në njerëz që i mbani qiririn një njeriu që nuk do të ketë më kthim”, tha ajo.