MENU
klinika

"Revolucioni na fton, nesër të gjithë para parlamentit"

Një ditë pas protestës, Berisha nxjerr videon dhe u bën thirrje qytetarëve

12.02.2023 - 11:49

Një ditë pas protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka ndarë një video me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Teksa thotë se “revolucioni na fton”, ish-kryeministri u bën thirrje qytetarëve që nesër më 13 shkurt në orën 17:00 të mblidhen para parlamentit.

Kujtojmë që opozita e bashkuar ditën e djeshme mbajti protestën e saj, ku liderët e PD dhe PL dhanë mesazhet e tyre politike, që në fokus kishin largimin e kryeministrit Edi Rama.

Berisha i bëri thirrje SHBA dhe BE të hetojnë se çfarë ndodhi me opozitën shqiptare.

“Edhe njëherë theksoj, nuk ishte aleancë mes qeverive perëndimore dhe Edi Ramës. Por aleancë e rrezikshme mes individëve, ambasadorë, zyrtarë, që bënë gjithçka për të mbështetur Edi Ramën. Nga kjo tribunë, në emrin tuaj, në emrin e shqiptarëve që janë sot dhe që mbyllën sytë për ideale demokratike, i bëj thirrje qeverisë së SHBA, Kongresit, institucioneve të vendit të madh, të hetojnë të gjithë çfarë ndodhi këto ditë me opozitën shqiptare”, tha Berisha.

Ndërsa, kreu i PL-së, Ilir Meta tha se tashmë është ora, për tu përballur ne një rezistence pa kthim.

“Struci i Rilindjes, i cili është fshehur si një frikacak I pashoq nga frika e tmerrshme qe ai ka nga përballja me të vërtetat me popullin dhe me demet e pallogaritshme qe i ka shkaktuar atij”