MENU
klinika

"Asnjë nuk e di"

Olta Gixhari rrëfen humbjen e fëmijës

27.02.2023 - 12:54

Gjatë lojës “përgjigju ose prano sfidën” që Vëllai i Madhi organizoi për banorët e “Big Brother VIP”, Olta Gixhari ka rrëfyer për hërë të parë një moment tragjik të jetës së saj.

Teksa bisedonte me banorët, aktorja ka rrëfyer se para se të hynte në “BBVIP”,ajo ka humbur fëmijën e saj. E përlotur, Olta zbuloi se kishte qenë katër javëshe shtatzënë dhe këtë gjër nuk ia kishte treguar askujt por e ka vuajtur përbrenda.

Sipas saj, partnerit i kishte thënë se ishte keqkuptuar teksa shtoi se kjo ngjarje ishte si shenjë për të që të futej në spektakël sepse nëse nuk do e kishte humbur fëmijën, aktorja u shpreh se sot do të ishte shtatzënë.

Para se të hyja këtu tentova të bëja një fëmijë tjetër, ngela shtatzënë, por e humba. Isha shumë e vogël, 4 javëshe. Asnjë nuk e di, Dori e dinte ose, ose. Unë gjërat i kaloj me sportivitet, por në fakt e humba. Jam edhe pak supersticioze. E bëra dhe pak kështu, sepse nëse nuk do e kisha humbur, sigurisht nuk do isha këtu, ditët e para që unë isha në dilemë nëse po e humbja apo ishte një gjë normale që po ndodhte. I thashë vetes nëse e humb fëmijën do hy në shtëpinë e BBV. Kam qenë deri në hotel, nuk vij, do dal do iki. Deri kur vura këmbën në shtëpi, thashë “ok” kjo është një shenjë. Por e humba”, tha Olta.