MENU
klinika

Dyshohet se do kryhej nga dy vrasës me pagesë

Parandalohet atentati në Elbasan

19.02.2023 - 10:29

Prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me drejtorinë vendore të policisë ka parandaluar një atentat në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit.

Panorama TV mëson ekskluzivisht se në zonën e quajtur “Ish-Konservimi” pranë stadiumit “Elbasan Arena” është lokalizuar një automjet i parkuar tip fuoristradë.

Dhjetëra forca policie kanë rrethuar automjetin, brenda të cilit janë gjetur dy armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fishekë, si dhe një shishe me lëndë djegëse.

Pjesëtarë të grupit hetimor kanë dyshimet se dy persona të kontraktuar për të kryer atentatin të cilët dyshohet të jenë vrasës me pagesë, do i vinin flakën automjetit për të humbur gjurmët nga autoritetet.

Dyshohet se ata ishin kontraktuar nga një grup kriminal për të kryer atentatin. Në zonën ku ndodhej automjeti ndodhet edhe banesat e Erion Alibejt, i arrestuar me urdhër të SPAK, nën akuzën e porositjes së disa vrasjeve me pagesë.

Dyshimet janë se atentati do të kryhej në qytetin e Elbasanit dhe po punohet për të zbuluar shënjestrën. Grupi hetimor ka sekuestruar dhjetëra kamera sigurie në bizneset në zonën pranë automjetit të parkuar, për të zbuluar personat që fshihen pas atentatit të dështuar.

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan