MENU
klinika

“Pse qan çdo mëngjes?”

Poduksioni pyet Luizin për gjendjen e tij emocionale

22.02.2023 - 12:08

Ndonëse prej javësh ai zgjohej në mëngjes dhe qante i vetmuar në oborr, vetëm mbrëmjen e djeshme, Luizi u pyet gjatë “Prime-t” se çfarë e shqetësonte.

Teksa produksioni prej kohësh bënte një sy qorr karshi përlotjes së tij të përditshme, publiku kurrë nuk u tregua indiferent dhe gjatë gjithë javës i ka kërkuar atyre të interesohen për gjendjen e banorit të “BBV”.

Në dhomën e rrëfimit mbrëmjen e djeshme sërish me lot në sy, Luiz Ejlli tregoi se arsyeja e lotëve në sytë e tij ishte babai i tij i ndjerë.

“Ajo kënga që vendosni çdo mëngjes është kënga e vetme, këngë “moderne” siç e quante ai, që i pëlqente babait tim. Sa fillon jam dhe vetëm, se tjerët zgjohen vonë, më kap ajo ndjesia. Do të kisha dashur shumë të ishte gjallë dhe të më shikonte,”-tha Ejlli.

Pse vallë produksioni e mori pikërisht tani këtë vendim, për ta pyetur Luizin çfarë e shqetëson, kur ka ditë që e sheh në atë gjendje?

A duhet çdo herë revolta e publikut që “Big Brother” të mos shtrydhë e përdorë emocionet e banorëve, në interes të shikueshmërisë së reality show-t?

A duhet që indiferenca e tyre ndaj publikut të shkojë deri në atë pikë, sa t’i bllokohet mendimi dhe kërkimi i llogarisë në komentet e Instagram-it, kur programi mendohet të jetë sa më transparent?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Habit motra e Tea Trifonit

“Luizi nuk e pëlqen Kiarën”