MENU
klinika

Një ditë pas tensioneve në parlament

PS kërkon përjashtimin me 10 ditë të Sali Berishës dhe 3 deputetëve të PD

14.02.2023 - 12:06

Një ditë pas tensioneve në Parlament, Partia Socialiste do të kërkojë përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të katër deputetëve të Partisë Demokratike.

Mësohet se do të kërkohet përjashtimi i kreut të PD, Sali Berisha, si dhe deputetëve Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Edi Paloka.

Seanca e djeshme u shoqërua me tensione, përplasje dhe akuza, ndërsa jashtë parlamentit zhvillohej protesta e thirrur nga opozita.

Për gati 1 orë e gjysmë, deputetë të PD-së u përplasën me socialistët, ku kryefjalë e akuzave ishte çështja McGonigal, ndërsa disa prej tyre nuk u lejuan që të hynin në sallë pasi ishin të përjashtuar.

Deputetët e opozitës bllokuan foltoren ndërsa Berisha mori fjalën disa herë teksa ndërpritej nga kryetarja Nikolla.

Deputetët u frynë bilbilave dhe goditnin tavolinat me duar në shenjë proteste, duke kërkuar që çështja McGonigal të bëhet temë kryesore e diskutimeve në Kuvend.